SHPËRNDAJE

Në kohën kur GPS kemi edhe në xhep, kur shërbimet sekrete e dinë për secilin se ku gjendet, si është e mundur që një aeroplan të zhduket?

Kjo i ka ndodhë aero kompanisë Malaysia Air i cil është zhdukur një orë pas fluturimit në Kuala Lumpur.

Ekipet shpëtuese nga 9 shtete ende nuk po arrijnë të gjejnë Boing 777-200 me 239 pasagjer, dhe ekzistojnë disa teori rreth asaj çka ka ndodhë, ndërsa ekspertët ende refuzojnë të japin përgjigjen përfundimtare rreth asaj çka i ka ndodhë që aeroplani është zhdukur.

Çfardo që të ketë ndodhë, ka ndodhë shpesh dhe katastrofale, pohojnë ekspertët. Vet fakti se gjithçka ka ndodhë mbi oqean me siguri në jug të detit kinez, dhe kjo do të thotë se ndosha do të kaloj edhe një vit që të konstatohet se çfarë mund të ketë ndodhë. Oqeani është një hapsirë e madhe dhe gjetja e gjurmëve shkon shumë ngadalë. Ekspertëve iu është dashur 2 vite që të gjejnë kutinë e zezë të Air France të fluturimit 447 që është rrëzuar mbi Atlantik me 1 qershor 2009.

“Eshtë e vërtetë që është shumë vështirë që të gjendet gjithçka që ka rënë në ujë” ka thënë kapiteni në pension Kol Josef, ish pilot mornar.

Ajo që është më rënqethëse është se aeroplani është zhdukur pas asnjë gjurmë. Kapiteni që ka pasë një përvojë me 18.000 orë të kaluara me aeroplan në ajër, nuk ka dhënë asnjë paralajmërim. Nuk ka kurrfarë dëshmie se ka ekzistuar problemi. Kjo nuk është e zakonshme pasi prioritet i atyre që qëndrojnë në kabinë në situata të tilla kanë zgjidhjen e krizës së krijuar.

“Pilotimi, navigacioni e pastaj komunikimi” ka shkruar në blog piloti Patrick Smith, i cili konsideron që radio qetësia në këtë rast ka qenë e pritur.

“Eshtë e pazakontë që në raste të tilla të jipet sinjal për ndihmë. E gjitha mund të ndodh në dy mënyra. I pari është se shpesh gjërat mund të ndodhin aq shpejt dhe keq saqë nuk ka aspak kohë që të dërgohet mesazh për ndihmë, ndërsa skenari i dytë është që personeli së pari merret me problemin që ta zgjidh sa më shpejt”, ka pohuar ai.

 

Nuk ekziston përcjellje radari e aeroplanit mbi oqean

Eshtë pak habitëse se piloti i avionit është në komunikim të vazhdueshëm me kontrollimin e fluturimit dhe aeroplanët konstant përcillen në radar. Kur aeroplani është i larguar 100 kilometra ose më shumë nga bregdeti, radari atherë nuk punon. Thjesht nuk ka aq mundësi të kap valët. Në këtë rast, aeroplani civil komunikon kryesisht nëpërmjet radio me frekuenca të larta. Pilotët gjatë fluturimit lajmërohen nga pika fikse duke lajmëruar lokacionin e aeroplanit, shpejtësinë dhe lartësinë, ndërsa sisteme të caktuara për komunikim nuk kërkojnë paraqitje të pilotit pasi të gjitha të dhënat dërgohen nëpërmjet linkut satelitor.

Sistemet moderne për fluturim përdorin GPS për navigim, ai vetëm flet për aeroplanin se ku gjendet por jo edhe kontrollimin e fluturimit.

Shumë aeroplan komercial kanë lokator të veçantë në rast rreziku që piloti mund ta aktivizoj në moment, por mund të aktivizohet në rethana të caktuara siç është goditja me ujin.

Edhe pse aeronautika civile nuk posedon teknologjinë për përcjellje mbi det, agjencitë e sigurisë dhe ushtria e kanë dhe është e mundur që ndonjë anije ushtarake, aeroplan apo edhe satelit të vij deri tek ndonjë gjurmë.

Nëse aeroplani rrëzohet, ai dikund duhet të bie, çka do të thotë se ekzistojnë mbetjet. Mirëpo, edhe një ditë pas hulumtimeve, askush nuk e ka gjetë asnjë gjurmë. Kjo është e pazakontë.

Njëra ndër sqarimet mund të jetë edhe se ata që po kërkojnë gjenden në vendin e gabuar pasi nuk janë të sigurtë se ku ka rënë aeroplani, ndërsa është e mundur që aeroplani pas rënies ka mbetur i plotë dhe i padëmtuar dhe është zhytur i plotë.

Hulmtuesit konsiderojnë se është pak herët dhe ekzistojnë disa të panjohura rreth asaj se çka ka ndodhë. Shumica pohojnë se çfardo që të ketë ndodhë, ka ndodhë në një lartësi shumë të madhe dhe kështu mbetjet janë shperndare në hapsirë të madhe.

Të gjitha pjesët aerodinamike siç janë krahët e aerplanit kanë fluturuar në pafundësi sikur një qese najloni në erë, ndërsa pjesët e rënda sikur motori kanë rënë drejt posht, andaj edhe kërkimi në oqean të hapur është shumë i vështirë. /presheva.com/