SHPËRNDAJE

Volvo në panairin e Gjenevës ka prezantuar sistemin Apple CarPlay nëpërmjet të cilit përdoruesit mund të integrojnë apratet që punojnë me platformë iOS.

Sistemi funksionn nëpërmjet ekranin me madhësi prej 9 inç të ndjeshëm në prekje dhe gjendet në krye të konzolës kryesore qendore të veturës dhe lidhet me iPhone.

Karakteristikë kryesore e këtij sistemi është që të lehtësoj aparatet multimediale si tablet dhe smartphone, duke lëvizur nëpër meny dhe aplikacione që janë të ngjajshme në smartphone.


Përveç telefonimit dhe dërgimit të sms nëpërmjet zërit, vozitësi do të përdorë edhe funksione tjera, si navigacioni dhe përmbajtje muzikore. Për të përmirësuar sigurinë në vozitje, shumica e funksioneve kontrollohen me zë.

Volvo është ndër kompanitë e para që ka integruar këtë sistem “iOS in the Car” e më pastaj edhe tjerat si Ferrari. /presheva.com/