SHPËRNDAJE

Policia në Preshevë ka konfiskuar 645 gram drogë të tipit heroinë dhe kanë arrestuar A.M (1994) dhe I.M (1990), të dy nga komuna e Preshevës për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Policia në hyrje të fshatit Zhunicë ka tentuar ta ndalojë veturën e tipit “Mercedes” të cilën po e drejtonte I.M
dhe veturën e tipit “Golf” që po drejtohej nga një 27 vjeçar ndërsa si pasagjer ka qenë A.M.
Vozitësit nuk iu janë referuar shenjës së policisë për tu ndaluar dhe kanë vazhduar në drejtim të Preshevës duke tentuar të ikin.
Gjatë ikjes, nga “Golf” është hedhur qesja me dy paketime në të cilën ka qenë 645 gram materie për të cilën dyshohet se është heroinë dhe policia e ka gjetur rrugës për Preshevë.
Vozitësi i “Golf” është parkuar dhe shoferi dhe pasagjeri shpejt kanë hyp në “Mercedes” të cilin shpejt e ka kap policia.
Jo larg, është gjetur dhe vetura “Golf”, njofton policia, transmeton presheva.com.
Pas mbajtjes 48 orë, A.M dhe I.M janë dërguar në prokurorinë e Vrsnjës ku dhe iu është caktuar 30 ditë paraburgim.(presheva.com)