SHPËRNDAJE

Një grup hajnash janë filmuar nga kamerat e sigurisë duke vjedhur veturën luksoze Mercedes GLC, që kap vlerën e 40 mijë funteve. Atyre iu nevojitën më pak se 60 sekonda që të largohen me veturën që e vodhën pa përdorur as çelës.

Ata nuk ishin të vetëdijshëm që kamera e vendosur para një prone private në Dudle të Anglisë, po i filmonte gjatë procesit të vjedhjes. Pamjet e këtij momenti janë shpërndarë nga pronari i veturës, ku shihen tre hajna që shfaqen në pronën e tij.

Ata kishin përdorur një pajisje speciale që thith sinjalet nga çelësi i veturës që ishte brenda shtëpisë, me të cilin kod edhe e hapën dhe ndezën veturën gjermane. Në anën tjetër pronari i saj u ka bërë thirrje të gjithëve që e shohin videon se nëse kanë ndonjë informacion për treshen të lajmërojnë policinë.

Se për çfarë bëhet fjalë shikoni videon e publikuar më poshtë që ngjan shumë me skenat e filmave të Hollyëood-it, në veçanti me atë “Gone in 60 Seconds” ku në rolin kryesor luan aktori i famshëm Nicholas Cage.