SHPËRNDAJE

Windows 10 u lansua zyrtarisht si version ‘parashikues’, dhe ju mund ta shkarkoni atë që tani.

Për të marrë Windows 10 Preview, ju duhet të regjistroheni në Windows Insider Program, që do të thotë se Microsoft do të ju dërgojë juve parashikimet më të fundit të Windows të ndërtuara kohët e fundit.

Windows do të kërkojë reagimin tuaj për këtë version dhe gjithashtu ka ndërtuar një aplikacion për instalim në mënyrë që ta bëjë më të lehtë për të komunikuar me testuesit e Windows 10, transmeton Lajmi.net.

Është një udhëzues para instalimit në webfaqen e Windows, plus një seksion me video dhe me mënyra të ndryshme se çfarë të bëni me versionin parashikues në kompjuterin tuaj.

Ju mund ta shkarkoni versionin parashikues të Windows si një dosje ISO dhe më pas ta futni atë në një disk ISO ose në një USB për të vazhduar me instalimin.

Kjo do t’ju merr rreth 30 minuta kohë të përmirësimit të Windows nga Windows 8 në Windows 10 Preview.