SHPËRNDAJE

Floket

Rënia e flokëve është shndërruar në një problem shqetësues për shumë persona. Shpesh ne përdorim medikadente të ndryshme për ta eleminuar këtë problem, por para se të përdorim këto është e rëndësishme që ne të përdorim metoda të ndryshme natyrale që na vijnë në ndihmë të eleminimit të këtij shqetësimi.

Disa këshilla që ju nevojiten për këtë janë;

Trajtimi me vaj të nxehtë
Për këtë trajtim përdorni vajin e ullirit apo kokosit, ngroheni në zjarr, por jo të jetë nxehur më shumë sesa duhet. Masazhoni më pas skalpin e kokës suaj. Mbajini flokët e vajosur për rreth 1 orë dhe më pas lajini ato.

Trajtimi me lëngje natyrore
Shpëlajini flokët tuaj me lëngje natyrore. Si për shembull me lëngun e hudhrës, qepës, xhenxhefilit, etj. Mbajini flokët me këtë lëng për gjatë gjithë natës dhe lajini në mëngjes.

Masazhoni herë pas here kokën
Masazhoni herë pas herë skalpin e kokës. Është e sugjerueshme për disa minuta në ditë sepse ndihmon dhe stimulon qarkullimin e gjakut. Nëse ky i fundit bëhet gjithmonë në lëkurën e kokës, mban folikulat e flokut aktive.

Antioksidantët
Aplikoni çaj të ngrohtë jeshil në kokën tuaj dhe mbajeni këtë përzierje për një orë. Çaji jeshil përmban antioksidantë që parandalojnë humbjen e flokëve dhe nxitin rritjen e tyre.

Praktikoni meditimin
E besoni ose jo, shpesh herë shkaku kryesor i rënies së flokëve është stresi dhe tensioni. Meditimi do t’ju ndihmojë në uljen e tyre dhe do të rivendosë ekuilibrin hormonal.