SHPËRNDAJE

Instagram

Rrjeti social Instagram, për të gjithë përdoruesit së fundmi ka shtuar një veçori të re tek aplikacioni i saj për foto, i cili ju jep mundësi përdoruesve të pajisjeve iOS dhe Android të përdorin disa llogari njëherësh.

Shërbimi për mesazhe nën pronësi të Facebook njoftoi sot se mbështetja për llogari të ndryshme do të ofrohet për të gjithë përdoruesit. Kjo veçori e re do të jetë pjesë e versionit 7.15 të aplikacionit Instagram për pajisjet iOS dhe Android, i cili mund të shkarkohet në iTunes App Store dhe Google Play Store.

Mjafto që ju në fillim të instaloni versionin e ri të aplikacionit, dhe më pas duhet të shkoni tek opsioni “Settings”, dhe midis “Clear search history” dhe “Log out” do shihni një opsion të ri “Add account”.

Pasi të shtoni adresën tjetër duke shkruar emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin, do të shfaqen fotot për të dyja adresat dhe mjafton të mbani shtypur njërin prej tyre për të ndërruar profil.