SHPËRNDAJE

ër shkak të pandemisë globale Covid-19, tashmë kemi hyrë në javën e dytë të qëndrimit të detyruar në shtëpi, si masë parandaluese për mbrojtjen e shëndetit tonë dhe të tjerëve nga virusi i njohur si “Coronavirus”. Përderisa nuk e dimë kohëzgjatjen e kësaj mase parandaluese të ndërmarrë në shumë vende të botës, duke përfshirë edhe vendin tonë, ajo çka dimë është se për shumë nga ne ka ndryshuar mënyra se si jetojmë dhe i bëjmë aktivitetet e zakonshme ditore, duke përfshirë punën, mësimin dhe studimin, aktivitetet argëtuese, shopingun dhe të tjera. Me fjalë të tjera, sa më herët që fillojmë të qëndrojmë në shtëpi, punojmë nga shtëpia, të argëtohemi në shtëpi, aq më produktiv dhe të relaksuar do të jemi, dhe aq më lehtë do ta tejkalojmë këtë sfidë globale.

Gjirafa50.com si dyqani më i madh online i teknologjisë në vend, ju sjell disa produkte të rekomanduara teknologjike, që ju ndihmojnë të punoni, mësoni dhe të argëtoheni në shtëpi.

Laptop për punë apo mësim

Sot laptopët janë shndërruar në mjet të domosdoshëm, për shkak se janë tejet praktik, barten shumë lehtë dhe na lejojnë të punojmë kudo.

• Laptop Lenovo IdeaPad 15.6” – laptop fantastik për çmimin që ka. Me ekranin e madh 15.6” Full HD, keni hapësirë të mjaftueshme për të punuar apo studiuar.

• Acer TravelMate P2 – është laptop ideal për punë apo mësim. Ka ekran të madh 15.6” që ju mundëson të hapni mjaft dritare, dhe rezolucion Full HD për fotografi të pastër. Falë procesorit Intel Core i5 është mjaft i shpejtë.

• MSI Modern 14 A10M-824, 14″- laptop tejet i lehtë dhe elegant, me performancë shumë të mirë. Posedon ekran 14” FHD, dhe procesor Intel Core i5.

• MSI Modern 15 A10M 15.6” – nëse ju duhet një laptop me performancë të jashtëzakonshme, i lehtë dhe me dizajn elegantë, ky model është fantastik. Ka procesor super të shpejtë Intel Core i7, ekran 15.6” FHD.