SHPËRNDAJE

gripi

Stianë e dimrit është dhe periudha kur gripi dhe viroza të ndryshme të stinës janë shumë të përhapura. Ekzistojnë këshilla të ndryshme të cilat ju ndihmojnë për të qëndruar sa më larg këtyre problemeve shëndetsore dhe për më tepër të keni një organizëm sa më të shëndetshëm.

Më poshtë rekomandojmë disa mënyra për të kaluar këto sëmundje, duke filluar që nga regjimi ushqimor e deri te kurat popullore, për të reduktuar simptomat e tyre.

Hani një lugë mjaltë
Mjalti jo më kot është konsideruar si ilaç, sepse ka aftësinë që të zbus grykët dhe të lehtësoj irritimin e tyre.

Ushqehuni me supë pule dhe me perime
Studiuesit shprehen se supa e pulës ka aftësinë të ngadalësojë lëvizjen e rruzave të bardha të gjakut, që luftojnë infeksionet dhe, kur këto rruaza lëvizin më ngadalë, ato kalojnë më shumë kohë në atë pjesë të trupit, që ka nevojë për to.

Bëni gargarë me ujë të ngrohtë dhe kripë
Hidhni disa pika vaj në një tenxhere me ujë të vluar dhe thithni avullin.Është një mënyrë e mirë që të lirohen rrugët e frymëmarrjes.

Pini shurup, të bërë me manaferra të zeza.
Manaferrat e zeza ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve dhe reduktojnë deri ne dy herë simptomat e gripit.

Pini shumë lëngje dhe ujë
Kur jeni sëmurë doktorët rekomandojnë deri në 2 litra ujë në ditë, sepse uji përdoret si filtër për të pastruar organizmin.

Përdorini ushqime që kanë zink
Zinku është i rëndësishëm në oraganizëm dhe, nëse merret në kohë, shkurton ciklin e sëmundjes, duke e përgjysmuar.

Bëni të paktën 7 orë gjumë
Është e rëndësishme që të bëni gjumë të rregullt. Një studim i fundit doli në konkuzionin se njerzit, të cilët flinin 8 orë gjumë, ishin më pak të rrezikuar të prekeshin nga virozat dhe gripi, sesa ata që flinin më pak.

Bëni pjesë të vaktit tuaj kërpudhat
Kërpudhat kanë aftësinë që të forcojnë imunitetin, duke reduktuar rrezikun e prekjes nga gripi.

Konsumoni kos në mëngjes
Studimet kanë treguar se njerëzit që hanë kos në mëngjes, kanë 12% më pak infeksione respiratore, sesa ata persona që nuk e konsumojnë.