SHPËRNDAJE

Gjatë ditëve të dimrit, shumë qytetarë që nxehen me energji elektrike kanë kokëdhembje për shkak të rritjes së faturave. Energjia elektrike nga 1 dhjetori është shtrenjtuar për 3.9 përqind, por me ndihmën e disa trikave të vogla, kjo rritje do të kalojë pa u vënë re.

Megjithëse ne mendojmë se në llamba dhe ndriçim të apartamenteve nuk konsumohet shumë, prapë se prap edhe këtu mund të kursehet edhe atë duke përdorur llamba kursyese të cilat shpenzojnë dukshëm më shumë dhe kohëzgjatja e tyre është dukshëm më e gjatë sesa llambat e zakonshme.

Në ndriçim gjithashtu mund të kursehet duke shkyçuer llambat në dhomat ku nuk qëndrojmë. Në vendin tonë, shumë ekonomi familjarë ngrohen me energji elektrike, dhe të ashtuquajturat ngrohje qëndrore e cila nuk është aspak e lirë.

Ndërkaq një zgjidhje ideale mund të jetë edhe termo elektrik e cila gjatë periudhës së mbrëmjes kur rryma është në tarifën e lirë mbushet dhe gjatë ditës lëshon ajër të ngrohtë.

Energjia elektrike mund të kursehet gjithashtu në një pajisje tjetër shtëpiake. Sigurisht, bëhet fjalë për lavatriçen të cilën vlen ta përdorni pas mesnate, gjë që nuk është e vështirë, pasi shumica e lavatriçeve tani na ofrojnë mundësinë digjitale për të zgjedhur se kur do të fillojë larjen.

Ndezja e lavatriçeve gjatë natës mund të kursejë shumë, pasi ato punojnë të paktën tre, katër herë në javë, dhe në familje me më shumë se pesë anëtarë edhe më shpesh. Vaska përplotë me ujë të ngrohtë padyshim se është një gjë shum e preferuar për pastrim por njëkohësisht me kosto më të madhe, dukshëm më më pak harxhojmë rrymë kur bëjmë dush në krahasim me mbushjen e vaskës.

Sipas ekspertëve edhe në kuzhinë gjatë përgaditjes së ushqimit mund të kursehet energji elektrike. E tëra çfarë ju duhet të bëni është të vendosni kapakun mbi tigan ndërsa jeni duke përgaditut ushqëimin, dhe në këtë mënyrë ju kursen gati 10% më pak energji elektrike, për arsyeje se periudha e kohës së përgaditjes së ushqimit shkurtohet ngase avulli i grumbulluar shum më shpejt e përgadit gjellën.

Nuk është e njejtë edhe kur hekursoni rrobat, shum më pak energji elektrike do të shpenzoni nëse përnjëherë hekursoni një sasi më të madhe të rrobave, se sa kur hekurosni më shpesh e nga pak./presheva.com/