SHPËRNDAJE

Fakti është që rrallë presin njerzit deri sa të ndizet drita jeshile.

Shumica kalojnë rrugën duke vrapuar deri sa është e ndezur drita e kuqe dhe në këtë mënyrë rrezikojnë jetën, po edhe jetën e vozitsve.

Kompania gjermane Smart ka bë një eksperiment që i ka interesuar këmbësorëve dhe me të vërtetë ata i ka mbajtur në trotuar deri sa ka qenë drita e kuqe.

Ky eksperime ka mahnitur edhe qytetarët e Lisbonës. Deri sa kanë pritur të  ndizet drita e gjelbërt, në semafor “njeriu” i kuq ka kërcyer me muzikë.

Fascinuese është që lëvizjet që bëhen janë në të vërtetë lëvizjet e njerëve të vërtetë që në ato momente bëhen jo larg semaforave.

Shumica e atyre që kanë pritur në semafor kanë vallzuar së bashku me semaforin ndërsa disa të tjerë me kokë kanë përcjellë ritmin.

Ky eksperiment ka qenë i suksesshëm dhe 81% e këmbësorëve ka ndaluar dhe ka pritur dritën e gjelbërt.

 

Shikojeni: