SHPËRNDAJE

Gjëja fenomenale për piklat dhe shenjat e pleqërisë, që bëhen me vetëm dy përbërës të cilët me siguri i keni në kuzhinë.
Piklat dhe shenjat e pleqërisë shfaqen kryesisht në duar fytyrë dhe supe, në pjesë të trupit të cilat u ekspozohen më së shumti rrezeve të diellit, Mirëpo, mund të shfaqen edhe në pjesë të tjera të trupit dhe, sado që kujdeseni, lëkura juaj zbulon vitet tuaja të pleqërisë.
Edhe pse janë të padëmshme për shëndetin, shumica e njerëzve piklat dhe shenjat i konsiderojnë estetikisht të pakëndshme, andaj po ju tregojmë recetën natyrore për eliminimin e tyre.

Përbërësit kryesorë janë uthulla e mollës dhe qepa.
Përzieni në sasi të njëjtë të uthullës së mollës dhe të qepës së grirë imët (përafërsisht) në blender dhe përzieni derisa përbërja të homogjenizohet.
Ky është ilaçi juaj. Lyeni pjesët e lëkurës të cilat janë përfshirë me pikla të pleqërisë.
Qepa përmban antioksidues të cilët ndihmojnë organizmin që të nxjerrë jashtë radikalet e lira, ndërkaq uthulla e mollës përdoret si ilaç tashmë mijëra vite.
Pas një muaji të përdorimit të përditshëm, piklat do të fillojnë të zbehen, ndërkaq varet nga madhësia e ngjyrës se sa do të jetë e nevojshme që të zhduken.