SHPËRNDAJE

Bëni këtë truk dhe do të keni qershi të ëmbla gjatë gjithë vitit

Gjithnjë e më shumë njerëzit preferojnë t’i ruajnë pemët dhe perimet të freskëta në frigorifer me ngrirje të thellë apo pas përpunimit minimal termik, transmeton Telegrafi.

Shkaku i kësaj është fakti që me ngrirje në masë të madhe ruhet cilësia e shijes dhe cilësitë e dobishme të pemëve dhe perimeve dhe mundësohet konsumimi i produkteve të sezonit gjatë gjithë vitit.

Lajmi i mirë është për adhuruesit e qershive që edhe ato mund të ruhen në frigorifer me ngrirje të thellë. Për ngrirje përdoren qershi të plota të shëndetshme dhe vishnje.

Pemët me kujdes lahen, kullohen dhe u hiqen bishtat, sipas dëshirës edhe bërthamat. Pastaj frutat qiten në shurup të ftohtët me 45% sheqer dhe vrullshëm ngrirën.

Në këtë mënyrë qershitë e përgatitura mund të ruhen në frigorifer 8 deri në 12 muaj.

Shkrihen në temperaturë dhome dhe mund të përdoren në përgatitjen e ëmbëlsirave nga qershitë, si edhe në përgatitjen e ‘smoothie’ të ndryshëm, shurupe, ëmbëlsira, akullore dhe ëmbëlsira të tjera të ndryshme.