SHPËRNDAJE

trump

Babai i Trump, Fred Trump, fitoi rreth 300 milionë dollarë duke ndërtuar apartamente në lagjet jashtë Nju Jorkut, të cilat i jepte me qera.

Donald i’u bashkua biznesit të familjes pas diplomimit, dhe duket se pasuritë e paluajtshme në Manhatan e joshën.

Kështu, në moshën 25 vjeccare, Trump i’u përkushtua ndërtimit të një hoteli, i cili i solli të ardhura të majme, duke e vendosur atë si një lojtar të rëndësishëm në biznesin e pasurive të patundshme Manhattan.

Ai i përdori fitimet për financimin e Kullës Trump në Fifth Avenue, 58-katësh, ku ai jeton ende.

Por sipërmarrja e ardhshme pothuajse i shkaktoi falimentin. I etur për të lëvizur në botën fitimprurëse të bixhozit, ai hapi dy kazino në Atlantic City, që po konkurronte për t’u bërë Las Vegasi i bregdetit lindor.

Nisur në 1984 dhe 1985, Sheshi Trump dhe Kështjella Trump fillimisht ishin të suksesshme.

Por manjaku i pasurive të paluajtshme e shtriu më tepër se sa duhej perandorinë e tij me Taj Mahalin Trump, një kazino gjigante 1 miliardë dollarëshe, që “thithte” klientët nga Sheshi dhe Kështjella.

Për të paguar kredinë që kishte marrë për ta ndërtuar, Taj Mahalit të Trumpit i nevojiteshin 1.4 milionë dollarë në ditë, më shumë se çdo kazino tjetër në histori.

Kjo i humbi sasi të mëdha parash, dhe perandoria e kazinove të Trumpit u zhyt në një spirale rënieje të pakthyeshme.

Në fund, sipërmarrja e kazinove të tij ishte një dështim që kushtoi mijëra vende pune, si dhe la pa paguar dhjetëra biznese të vogla, për punën e tyre në ndërtimin ose shërbimin e kazinove.

Por pasuritë e paluajtshme kanë qenë shumë më të suksesshme. Projektet e tij të mëdha të ndërtimit përfshijnë Kullën Trump në Manhattan, dhe Kullën Trump në Çikago, ndërtesa e katërt më e lartë në SH.B.A.

Sa vlen Trumpi?

Bloomberg.com e vlerëson pasurinë e tij aktuale, 3 miliardë dollarë; sipas Forbes ajo është 4.5 miliardë.

Vetë Trumpi pretendon se vlen 10 miliardë, ndonëse ka pranuar se kjo shifër rritet dhe ulet sipas tregjeve, sjelljeve dhe ndjenjave.

Kompanitë e tij gjithashtu kanë rreth 650 milionë dollarë borxhe. Disa prej tyre të marrë në Bankën e Kinës.

Por Trumpi këmbëngul se vlera e tij neto nuk mund të shkëputet nga vlera unike e markës së tij personale.