SHPËRNDAJE

 

Slobodan Aleksiç, 54 vjeç, nga Lukova komuna e Vranjes, e ka pranuar dhe strehuar të riun e panjohur në gjendje të rëndë fizike dhe psikologjike, për të cilin më pas është bërë e ditur se ka ikur nga reparti i psikiatrisë në Vranjë.

“Një mysafir i paftuar u shfaq në derën e shtëpisë së familjes Aleksiç të hënën rreth orës 18.00, me sa duket në gjendje të dobët fizike dhe psiqike dhe ka befasuar familjarët. “Ai po dridhej nga të ftohtit, ishte i lagur dhe i zhytur, mezi mbahej në këmbë dhe fliste i paqartë, por arrita të kuptoj se ai ishte shqiptar. Shfaqja e tij dhe gjendja e përgjithshme treguan se ai është në gjendje të vështirë unë nuk hezitova, por kamë ndërmarrë gjithçka për ta ndihmuar. Gruaja dhe unë i dhamë për të ngrënë, i përgaditën pijë të ngrohtë, i dhamë çorape të thara, kurse rrobat e tij i vumë të tharen”, kështu e ka përshkruar rastin Sllobodani. Pas kësaj, i riu i pafat, i lodhur plotësisht, u shtri për të fjetur, përderi sa nikoqirët e kanë thirrur ndihmën e shpejtë dhe policinë. Pas kësaj është kuptuar se bëhet fjalë për një djalë 26-vjeçar nga komuna e Preshevës, i cili është larguar nga reparti i psikiatrisë të spitalit të Vranjës dhe ka dalë në këmbë nëpër rrugë.

Për pesë orë rresht është endue në rrethinën e Vranjës në të ftohtë, duke arritur në kufijtë e rrezikut për jetë, deri sa ka arritur në shtëpinë e Aleksiçëve, pesëmbëdhjetë kilometra larg Vranjës në fshatin Lukovë. Aleksiç ka thënë se, si polic rezervë, edhe herave tjera ka qenë në situata ti ndihmojë njerëzve në vështirësi dhe se nuk ka ndjerë aspak frikë ose antipati para mysafirit të paftuar, por ka menduar se si ta ndihmojë në mënyrë më efikase, shkruan OK Radio.

“Nuk i ndaj njerëzit me kombësi, pronësi apo me ndonjë gjë tjetër; për mua njeriu është njeri dhe ndjejë obligim t’i ndihmoj të gjithëve që janë në telashe. Kështu unë jam arsimuar dhe kështu i kam rritur tre fëmijët e mi, të cilët tani janë rritur dhe, besoj, janë njerëz të mirë. Unë jam i lumtur që gjithçka përfundoi për fat të mirë, sidomos kur bëhet fjalë për një djalë të ri, sepse po të kishte vazhduar të shëtiste nëpër errësirë dhe acarë nuk besojë se do të kishte mundur të mbijetojë gjatë.

Kush e di se sa pragje të shtëpive i ka kaluar deri sa ka arritur deri tek unë dhe sa njerëz e kanë refuzuar që ta ndihmojnë, duke u friguar për kushedi çka”, thotë ai. Sllobodani 54 vjeçarë është ish-punëtorë i “Jumkos”, aktualisht është i papunë dhe duhet, përveç tre fëmijëve të tij, të kujdeset edhe për nënën e sëmurë.

Nga ana tjetër Dr Sllobodan Stamenkoviç, kryeshef i repartit psikiatrik të spitalit të Vranjes, thotë se rastet psikiatrike janë pacientë si gjithë të tjerët dhe se nuk mbahen sikurse në burg, dhe se trajtimi bazohet në pëlqimin. – përjashtimisht, në situata shumë të vështira, pacientët që mund të dëmtojnë veten ose të tjerët mbahen nën mbikëqyrje të rreptë, por për këtë kërkohet pëlqimi i gjykatës. shpjegon Dr Stamenkovic dhe shton se i riu i arratisur është fizikisht mirë dhe se gjendja e tij mendore është e pandryshuar. (Presheva.com)