SHPËRNDAJE

Me bojkot, rezultati do të jetë zgjedhja e zotëri Talat Xhaferit për kryetar shteti të Republikës së Maqedonisë, sepse kjo do të ishte zgjidhja”, ka deklaruar Siljanovska Davkova.

Këto zgjedhje nuk janë të ngjashme me referendumin, atëherë kishim të drejtën të heshtnim edhe atë heshtje e qetë, qetësi që ishte shumë e zhurmshme sepse nuk donim që të legjitimojmë Marrëveshjen e Prespës. Por tani duhet ta delegjitmojmë atë. Tani duhet ta delegjitimojmë pushtetin sepse suksesi në këto zgjedhje presidenciale do të thotë se gjithçka që kanë bërë më herët ka qenë jo legjitimë, besa edhe joligjore, kjo ka qenë porosia e kandidates presidenciale së opozitës, Godana Siljanovska Davkova gjatë takimit me qytetarët në Komunën e Karbincit.

“Pse është me rëndësi të dilet në këto zgjedhje? Sepse suksesi në zgjedhjet presidenciale do të paralajmërojnë zgjedhjet e parakohshme presidenciale. Ndërsa, vetëm atëherë ne do të mundemi të fillojmë aty ku ishim ndalur, të dëshmojmë se VMRO-DPMNE është e reformuar dhe se ka pastruar me të kaluarën, se e ka mësuar leksionin demokrati dhe se tani do të bëj atë që është e patjetërsueshme, diçka që nuk e ka bërë LSDM-ja dhe koalicioni i tyre në këto dy vite”, ka shtuar Siljanovska Davkova

“Rezultati i zgjedhjeve presidenciale është shumë i rëndësishme, sepse nëse bojkotojmë këto zgjedhje, ndërsa sipas kushtetutës ka afat prej 40 ditëve dhe sa do që të bojkotojmë, cili do të jetë rezultati përfundimtar? Rezultati do të jetë zgjedhja e zotëri Talat Xhaferit për kryetar shteti të Republikës së Maqedonisë, sepse kjo do të ishte zgjidhja”, ka deklaruar Siljanovska Davkova.