SHPËRNDAJE

Falë aplikacioneve për dërgime të mesazheve të çastit, si WhatsApp, ne kemi mundësi të bisedojmë falas me miqtë tanë ose familjen nga shtete të ndryshme të botës. Më parë, nëse duhej të dërgonim një mesazh tekst tek miqtë që jetonin në vende të ndryshme të botës, ne duhet të mbushnim kartën e telefonit me lekë, por me aplikacione si WhatsApp tani është bërë më e lehtë komunikimi me të tjerët.

WhatSim
Por nëse ju duhet të udhëtoni diku dhe nuk ka lidhje interneti? Shërbimi me kontratë është një mundësi, por që ju kushton shtrenjtë, ju mund të përpiqeni gjithashtu të gjeni Wi-Fi falas, ose do t’ju duhet të blini një kartë lokale SIM. Gjithsesi, nëse nuk doni të shpenzoni para duke blerë karta sa herë shkoni në një shtet të huaj, ju mund t’ju interesojë karta SIM.

WhatSim, siç mund ta shihni në imazhin e mësipërm, është një kartë SIM që ju jep mundësi përdoruesve ta përdorin WhatsApp-in në çdo vend të botës, edhe nëse nuk kanë internet. Karta do të lejojë përdoruesit të dërgojnë dhe marrin mesazhe nëpërmjet aplikacionit WhatsApp.

Karta SIM do të jetë në dispozicion në 150 shtete dhe do të kushtojë vetëm 10 euro në vit. Me këtë çmim, ju do të keni mundësi vetëm të dërgoni dhe merrni mesazhe, të shpërndani kontaktet dhe të tregoni vendndodhjen. Nëse doni të dërgoni video, ju duhet të paguani një kosto ekstra, në varësi të vendit ku ndodheni. Nëse doni një kartë të tillë, mund të klikoni në faqen ueb të WhatSim për të bërë porosinë. /krokodili.al/