SHPËRNDAJE

Pas barazimit në Vicenten Calderon në derbi ndeshjen, Atletico Madrid dhe Barcelona mbeten me pikë të njejtë pas gjysmës së kampionatin spanjoll.

Diego Simeone është i kënaqur me lojën e ekipit të tij, duke lavdëruar lojtarët që kanë arritur ti aplikojë të gjitha taktikat që ai i kishte menduar.

“I kemi bë presion shumë mirë, para së gjithash në mesin e fushës, dhe në këtë mënyrë kemi parandaluar diagonalet për Pedro dhe Sanchez”

“Të dy ekipet kanë dashur të luajnë futboll dhe të vijnë deri tek fitorja. Nuk ka pasë shumë shanse, por ka qenë emocionues”.

“Referi ka pas të drejtë kur më paralajmëroi, ndoshta ka mundur edhe të më përjashtoj. Shumë bukur e ka kryer punën e tij dhe nuk ka qenë në plan të parë”

“Ekziston një dallim i vogël ndërmjet nesh, në pikëpamjen e buxhetit, gjithsejt 400 milionë euro, ndërsa konsideroj se me mjetet që kemi, kemi arritur sukses të madh” ka thënë Simeone.

“Kemi një grup të mirë të futbollistëve që beson se mund të fitoj secilën ndeshje” ka përfunduar ai.