SHPËRNDAJE

DiegoSimeone

Diego Simeone thotë se skuadra e tij si duhet të luhet kundër Real Madridit e Barcelonës.
Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka diskutuar për stilin e lojës të skuadrës së tij.

Simeone deklaroi se kryeqytetasit dinë si të luajnë kundër Real Madridit e Barcelonës.

“Barcelona luan në hapësira të vogla dhe Real Madridi në hapësira më të mëdha dhe në kundërsulme”, u shpreh Simeone.

“Është e vështirë të luash kundër Barcelonës dhe Madridit, por ne e kemi gjetur intensitetin për t’ua bërë atyre gjërat e komplikuara”, shtoi tutje trajneri i Atleticos .