SHPËRNDAJE

Para derbit madrilen, trajneri i Atletico ka thënë se klubi mbretërorë është favorit.

“Ndeshjen me Schalken e kanë luajtur shumë mirë, ndërsa në krahët e fitores vijnë në Vicente Calderon. Lider janë në kampionat dhe në formë gjithnjë e më të mirë”.

“Në këtë moment, Real Madridi është ekipi nga i cili po frigohet e tërë Europa. Llogariten veprat e jo fjalët”.

“Gjëja më e mirë në lidhje me Real Madridin është se ata luajnë sikur të jenë një. Kanë individualista të shkëlqyer dhe një ekip shumë të balancuar mirë”.

“Nëse luajmë ashtu sikur mundemi, do të kemi shanse” ka thënë trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone.