SHPËRNDAJE

S’ka nevojë të cekë se, pas lakrave që grimë në mbledhje,asnjëri nga anëtarët e kryesisë s’ ishte i prirur të vazhdonte në katër sy. Secili kishte të nguturpër drekën që e priste te shtëpia. As vetë s’ isha i prirur për llafe,se termini i dytë kishte filluar dhe mua më prisnin detyra të reja.Tani që finlandezja Ula na kishte shliruar nga Muhameti, unë dhe Zhuti duhej t’ i koordinonim punët sipas një orari që na përshtatej më mirë.
Zhutin e gjeta te shtëpia. Menjëherë pas daljes time, kishte hyrë apartamntit me themel, e kishte ajrosursallonin dhe, pasi e kishte veshur një xhaketë timen, kishte qenë te Bedri Berberi dhe i kishte shkurtuar flokët. Tani që hyra në shtëpi me dy porcione sallatë dhe një pulë të pjekur, e gjeta duke shkruar një letër. ShkruanteZhuti me durim, iu lutej shokëve për ndihmë,por përgjigjet ishin gjithnjë të ndrojtura e të pakëta.
Më vinte disi keq për te.Edhe pse irritur nëpër jetimore e shtëpi të huaja,ai ishte një djalë i sinqertë. Ishte i mençur dhe shqipen, maqedonishten,  serbishtën e turqishten i fliste për mrekulli. Vinte i thatë në trup dhe flokët i kishte të verdhë. Ashtu i thatë e ballëçelur,dinak e i përmbajtur, herët e kishte marrë botën me sy, sëpari duke e shkelur Jugosllavinë, pastaj Austrinë dhe Gjermaninë. Ai s’ e mbante mend sa kohë kish qenë nëpër jetimore, burgje e shtëpi për kriminelët e vegjël, por ishte i bindur që s’ kishte ndryshuar shumë. Po psekështu, e pyesjakur uleshim të hanim bukë. Sepse natyrën e kam të tillë, më thonte, dhe për ta ruajtur edhe më shumë të tillë, aitërë kohën iu lutej shokëve ta nxirnin përtej Oqeanit Atlantik. Ai ishte rritur nënjë qytezë të Maqedonisë, por s’ donte të vdiste pa e shkelur Toronton, Çikagon, Orlandon e Rio de Zhaneiron, ku bora ishte e panjohur dhe karnavalet zgjatnin me javë.
Tani që e ftova për bukë, Zhutim’ u ul përballë. Dukej i zymtë dhe i poshtëruar nga letrat që i vinin.
” Hallall buka,” i thash. ” Kishe punuar sot.Ç’ ju bëre atyre rrobave që ishin në banjo?”
“ ErdhiMuhameti dhe i mori,” ma ktheu ai. ”Ajo gjyshja finlandeze e kishte djalin me vete, një deledash i trembur, që s’ e kishte të qartë çka dreqin donte e jëma nga ai maxhupi I gjatë. Goxha i madh ishte çuni.Dhjetë dymbëdhjet vjet…”
“ Sa mire që e gjeti,” ironizova. ”Me të hyrë në shtëpinë e saj,Muhameti u bë me grua dheme djalë.”
Por mysafiti im kishte parë edhe më keq. Pa marrë parasysh ironitë e mia, ai ndiqte rrjedhën e mendimeve të tij.
“ Ka dhe më keq, o bac”, tha ai. “ Kush është Muhameti, që t’ ia bajsh gajlen. Ai është një rrugaç si unë, as ballë as bisht, dhe s’ bëhet kiameti që ngjishet me një plakë.Sa unë që kam syrin e haxhillëkut, aq edhe ai.Qenësore është se ka gjetur një dyshek e një jorgan të qelbur. Përndryshe, ça dreqin do bënte? Do të ngjishet me bukë e mish thiudhe, sa të ngrohet moti, do t’ ia mbajë Kopenhagës. Të paktën, ashtu më ka thënë. Po ti si kalove?”
” Mirë edhe keq,” i thash duke ia zgjatur mishin e pulës. “ Këtu e tutje bën mirëtë rrish urtë, se “Komunalja” na mori klubin. Sipas një vendimi që na lexoi Safeti, bixhozi dhe birra morën fund. Kjo do të thotë që ti s’ ke pse vete atje.Sot është e shtunë dhe, sipas vendimit që morëm bashkarisht, Xhemali ka tri – katër ditë për ta fshirë e për t’ ia dorëzuar çelësat. Kështu u vendos n’ atë mbledhjen e shquar.”
Ai e vuri buzën në gaz. Diçka dinte, po s’ ma thonte dot.
“ Ça po ciritesh,” e pyeta. “ S’ potë besohet?”
“ Jo dhe aq,” tha duke u zgërdhirë. Dikur, kur e pa që po ngrysesha, e zuri pecetën me dorë dhe më dëftoi.“ S’ di pse po të mbetet hatri, po une e njoh Safetin më mirë se ti. Safeti s’ çanë baltë për botën, o bac, dhe – po ta studjosh mirë – do ta kuptosh që është rrenacak i madh. Ai mentohet mirë e mirë, deri sa e gjen gënjeshtrën, pastaj kalon në fazën e dytë dhe e dëfton sitë vërtetë. Për fat të keq, unë e kam vendas dhe s’ dua t’ ia nxjerr broçkullat, por si më i ri që jam, dua të mos ia kesh besën as atij, as Xhemalit, as gashjanëve..Gjatë kohës që zotrote ishe n’ Uppsalë, unë i kam studjuar mire dhe të betohem se të gjithë janë rjepacakë… Pak që hanë e pinë nga Zyra e Mirëqenies Sociale, por donë t’ i vjedhin edhe opingat nga këmba…”
Ata m’ i marrin pleshtat, mendova. Sidoqoftë, vendimi ishte marrë dhe jo Zhuti, po as Lartmadhëria, Karli i Gjashtëmbëdhjetë, s’ e ndryshonte vendimin tonë.
” Fol pak më shqip”, se baci jam i trashë dhe s’ kam këmbë për të ndjekur nëpër male,” i thash.
” Pse, aq keq e folkam gjuhën shqipe?” u prek ai. ”Anido të flas pak më thjeshtë. Dëgjo, bac! Të gjitha ato që janë thënë n’ atë  mbledhje janë replika të një filmi të moçëm. Ashtu e do marrëveshja që kanë Safeti me Xhemalin. Ai avaz ka për të vazhduar me vite. ”
Këtë herë e mora vesh më mirë.
“ Aq më bën,” i thash.“ Ata le të bëjnë si të donë, se kanë gra, kanë nga pesë a gjashtë fëmijë dhe kanë ku e fusin kokën. Tani dëgjomë edhe mua, se je më i ri dhe jetën e ke përpara.Ti je i vetëm dhe i pakrah… Që nga dita e hënë, pasi ta mbaroj mësimin, unë duhet të merrem me të rinjtë. Aty kam shtatë klasa, një zyrë të arsimtarëve, dy ibrika të kafes, pëlhura, flanelografë, pllaka gramafoni, diafoto,  filma, po dhe mjete tjera për t’ i aktivizuar fëmijët… Kjo do të thotë që unë e ti s’ do të shihemi rrallë… Të këshilloj të zgjohesh nga gjumi… Të gjesh një punë të mirë… Provo të gjesh ndonjë vajzë serioze, se jeta që ke bërë deri tani është e kotë dhe pa e qëllimtë. Ti je djalë i mençur dhe, me pak përpjekje, mund të bëhesh njeri i mirë.”
Ai s’ foli fare.Dikur e nxori të keqen nga barku.
“ Ty të falemnderit, po s’ jam ai djalë që po mendon. Jam rritur pa prind dhe s’ bëhem dot qenie sociale.”
“ Atë punë e di më mirë,” i thash me zë të pikëlluar. “ Mos thuaj që s’ të kam thënë. Sonte e kam ndër mend të pushoj, se nesër – jo – por pasnesër do të filloj herët. Kam nevojë për energji të reja.”
“ Shtrihu pa marak,” tha ai.“ Unë do ta mbaroj letrën dhe pastaj, pasi t’ i laj pjatat, do të lexoj pak.”
” Këtu je vetë zot, vetë shkop,” i thash.
Atë natë kisha nevojë për ndonjë libër të lehtëdhe, pa u matur shumë, e zura njërin që ma kishte dërguar Dr Hamdi Oruçi. Ai dëftonte për shqiptarët e parë të Amerikës dhe veprimtarinë e tyre politike e kulturore. Eh, mentova. Ata dallonin shumë prej nesh. Shumica ishin fshatarë, s’ dinin shkrim – lexim, punonin me ndërrime, flenin nga shtatë – tetë veta në dhomë, por bënin çmos për atdheun e tyre. Vëllezërit e mi ishin fshatarë, dinin shkrim – lexim, flenin n’ apartamente të ngrohtë,por falë “rrogës” që mernin nga Zyra e Mirëqenia Sociale, ditët i shkonin në gjumë, ndërsa netët duke pirë çaj e duke sajuar mite. Ate s’ e thonin hapur, por unë e dija dhe isha shumë i sigurt se, sa herë që nuk iu konvenonin fjalët e mia, më çonin në çitjane të sëmës.Ata s’ ishin ngushtë as për Kosovën, as për ardhmërinë që i priste atje.
Dy ditë më vonë, pak para se të filloja me orët e mësimit, e mora manuskriptin e “fletushkes” dhe trokita në derën e drejtoreshës sime. Zonja Bauth më pa me ata sytë e saj të mprehtë dhe, para se të kalonte te kryesorja, më pyeti nëse kisha pirë kafe.
“ E pimë edhe një sëbashku,” i thash. “ Përndryshe, çdo mëngjes e filloj ditën me një tas të madh dhe dy tri cigare.”
“ Ajo shprehi s’ më pëlqeka shumë, po nëse s’ të prish ty punë, s’më prish as mua. Ani ç’ kemi të re?” më pyeti.
“ Ka shumë, por dy janë kryesore,” iu përgjegja. ”Ajo e paraka të bëjë me fëmijët… Deri dje ushtronin në Shtëpinë e Aktiviteteve të Lira dhe kishin një mësues të muzikës… Tani kanë mbetur pa mësues dhe pa ushtrime…Në këto rrethana s’ po shoh rrugë tjetër pos t’ i mbledh n’ atë lokalin që vitin e kaluar shërbente si shkollë. Dua t’ i ftoj nënat e baballarët e tyre dhe t’ i angazhoj me aktivitete që janë të përshtatshëm për moshën e tyre.Cilat aktivitete, do thoni. Ate s’ e kam menduar mirë, por s’ po i përjashtoj lojnat popullore, dramatikën krijuese, vallet popullore,vizatimin dhe shetitjet e përbashkëta. Kjo, sa për fillim, pastaj shohim e bëjmë…Problemi i dytë është kjo“fletushka”të cilën e kam bërë në gjuhën shqipe dhe suedishte”, i thash duke ia zgjatur manuskriptin.” Siç e dini, shoqata ynë mbush vitin e saj të parë dhe do t’ ishte mirë të dilnim me një provë konkrete, të dukshme…”
Ajo e shfletoi dosjen,u mendua pak dhe prap ma zgjati me çehren e gruas së papërqëndruar.
“ Më duket që jeni në rrugë të mirë,” tha pastaj. “ Duhet të bëni gjithçka që ta nxirni numrin e parë.. Pastaj vjen i dyti, i treti, dhe ashtu me radhë…  Ashtu kanë bërë të parët tanë kur dolën n’ Amerikë. Sa korona kërkon shtëpia botuese?”
” Tremijë,” i thash dhe ndjeva sikur më ngeci një arrë në fyt. ” Shumë e madhe për një shoqatë që ende s’ ështëngritur në këmbë.”
Ajo e zuri kokën me duar dhe i rregulloi flokët.
” Si thua nëse ua nxjerr nja dymijë korona nga ”Këshilli i Kulturës”, ndërsa tjerat i shtoni nga xhepi juaj?” më pyeti.
” Do t’ ishte një zgjidhje e mundur,” i thash.
“ Pa sa për lokalinqë dikur shërbente si shkollë, ate s’ po e përdor njeri. Madje do t’ ishte mirë nëse zotrote e ve në punë, se Komunalja po merr qirandërsa qiranë jemi duke e paguarne, tatimpaguesit.Shkurt, merri çelësat dhe hape kur të duash.”
Ta merr mendjaqë isha i lumturdhe shumë, shumë, mirënjohës. Ajo vizitë ma rregulloi ditën. Tani mund ta nxirja Fletushkën informartivepa ndihmën e ”jugofilëve” shqiptarë, që kishin lekë për birra, raki e cigare,veçse jo për gjedhën kombëtare.
Nëse marrim parasysh që të rinjtë e të rejat e seksionit “Shote Galica” ishin bij dhe bija të atyre që e quanin veten ”punëtorë të inkuadruar jasht atdheut”, pyetja yte është me vend. Çfarë synimesh kisha me ata fëmijë që do të vinin te unë pesë ditë në javë? Mos ishte e mundur që unë, duke vepruar ashtu, mbillja edhe më shumë rrëmujë midis shqiptarëve?
Jo, i nderuar. Përkundrazi, unë provoja t’ i shmangem rrëmujës. As kisha nerva, as kisha dhunti për të ndrequr gjakëra. Qëllimi im ishte t’ ia dorëzoja shoqatën një gjenerate më të re, më pak kapriçoze. N’ atë mori nevojtarësh bënin pjesë gratë e izoluara shqiptare dhe fëmijët e tyre. Nëse burrat e kishin kuletën plot dhe tërë ditën pinin kafe e luanin bilardo, fëmijët e tyre s’ kishin ku shkonin pos n’ oborret e pallateve dhe të mësonin pjalë të pista turke e jugosllave.Nëse baballarët shqiptarë e kishin klubin e ”Safet Plluqkës” dhe luanin letra, shah e bixhoz me shtesat e fëmijve të tyre, nënat shqiptare s’ kishin ku thenin qafën pos në burgjet shtëpiake. Ato dhe s’ guxonin të ankohen, se kërciste rripi apo druri mbi shpinën e tyre.
Kështu filluan hapat e parë të një seksioni që do të bëhej shtylla më e forte e shoqatës ”Vëllazërimi”. Shoqata që kishim themeluar një vit më parë kishte ngecur në vend. Ajo kishte nja dhjetë – dymbëdhjetë burra, që herë pas here e ushtronin ”Vallen e Rrugovës” por s’ bënin kabull ta vishnin një kukull në rroba të grave.Edhe pse Ismeti e kishte cekur me dhjetra here se vallja ishte për të dyja gjinitë, vëllezërit e mi ishin tepër xhelozë e të ngurtë për t’ i angazhuar gratë e tyre.Gratë duhej t’ ishin mirënjohëse që kishin ardhur në Suedi dhe detyra e tyre ishte t’ i lanin, t’ i vishnin dhe t’ i ushqenin fëmijët e tyre.
Kështu filluan ato pasditet e gjata, kur të rinjtë dhe të rejat e njoma shqiptare si Nazmije e Drita Fetiu, Nergyl Abdylhamiti, Gjulistan Islamoski, Feime Bajrami e Sevim Sherifoski,duke filluar nga ora tre e deri më shtatë, me besnikërinë tipike të fëmijve mërgimtarë, radhiteshin në lëndinën që gjendej para shkollës së dikurshme dhe prisnin të hynin brënda. Për t’ iu shmangur rrëmujës,unë i kisha ndarë në grupe dhe në krye të çdo grupi kisha caktuar një udhëheqës apo udhëheqëse. Kësisoj, sapo hapnim dyert e ”shkollës”, secila grupë shkonte në klasën e vet dhe atje ushtronin gjërat që ua  kishim caktuar me kohë.Duke u nisur nga fakti se unë ballafaqohesha me ta edhe gjatë orëve të mësimit,shpesh herë i mirja me telefonprindërit e tyre dhe i ftoja të vinin e t’ iu dëftonin fëmijve për jetën në Kosovë, për punët që bënin kur ishin të vegjël, për lojnat që luaninnëpër rrugët e fshatit,për kënget që këndonin nëpër dasma, për përrallat që dëftonin kur thenin “kallamoq” dhe për gjërat që kishin dëgjuar nga të parët e tyre.Megjithate, çdo aktivitet duhej të zhvillohej në gjuhën shqipe.
Sa veta ishim të angazhuar në këto aktivitete? Unë isha thuajse çdo ditë, ndërsa bashkëpunëtorët tjerë si Sami Dashi, Rasim Ahmeti, Xhemal Fetiu, Ismet Vrella, etjerë, etjerë, vinin sa herë që ishin të lirë. Në mezin e atyre që ”kthenin” rregullisht ishin dhe gratë shqiptare që jetonin rreth e përqark shkollës dhe që e kishin kuptuar se seksioni ishte për të mirën e tyre; deri sa atodilnin në Qendër e blinin rroba apo ushqime, djemt dhe vajzat e tyre mësonin ndonjë vjershë, luanin ndonjë valle apo vizatonin përmbajtjen e ndonjë përralle që ua kisha dëftuar vetë apo Sami Dashi.
Pak javë pas agut të kësaj veprimtarie morëm edhe një kumt të ri: Shoqata ”Vëllezërimi” u pranua si anëtare e SIM-it, që ishte bashkësia e vetme e shoqatave të huaja në Malme. Më në fund orvatjet tonanuk shkuan huq. Edhe ”Vëllazërimi”, si njëzet e tetë shoqatat tjera, u bë pjesë e asaj organizate, me obligime – po dhe të drejta – të barabarta. SIM- i ishte e vetmja organizatë që kishte lidhje të drejtpërdrejta me Këshillin bashkiak dhe mirte një ndihmë të vogël materiale. Ato të holla ndaheshin një herë në vit, edhe ate, pasi diskutoheshin nevojat e çdo shoqate. Për ç’ arsye vëllezërit shqiptarë s’ e shihnin SIM- in me sy të mirë është çeshtje që s’ do ta mësojmë kurrë, por unë isha i sigurtë se ”shqiptarët” e kishin zënë vendin që iu takonte. N’ atë organizatë, ku bënin pjesë danezët, finlandezët, italianët, gjermanët, polakët, çifutët, kinezët, grekët, maqedonasit, serbët, kroatët, turqit e kombet tjera, edhe shqiptarët duhej ta kishin vendin e tyre.
Pa dashur të mburrem, mund të them se ky ishte hapi i parë i mërgimtarëve shqiptarë në një organizatë  demokratike, ku çdo vendim merrej pas një shqyrtimi të urtë e shembullor. Ngjarjet e mëvonshme do të dëftonin se kjo ishte rruga më e drejtë për pavarsimin e shoqatës. ” Albanska Föreningen”, siç do të quhej në mbledhjet eSIM – it,nuk do të bëhej kurrë pjesë e asaj organizate sikur ta ndiqnim mendjen e një Safet Selimi, Fadil Gashi apo Ajet Abdyl Latifi. Tani që s’ kishim shumë të bëje meshahistët, bixhozxhinjtë e pijanecët e Safet Plluqkës, unë e merja edhe Samiun me vete dhe përpiqesha ta prezantoja me kryetarët e shoqatave tjera.Ajo fletushka informative, ku, sipas Safetit, ”mungonin” të dhënat për shqiptarët  e Krahinës Autonome të Kosovës, na kishte forcuar goxha shumë në sytë e emigrantëve të huaj.
Një natë, deri sa po e hiqja xhaketën nga trupi, pash se Zhuti e kishte hapur buzën vesh më vesh dhe mezi priste të hyja brenda.Ai kishte bërë spageti dhe më priste të hanim.
” Si shumë po zgërdhihesh,” i thash. ” Mos e ke parë ndonjë grua cullak e të ka pushtuar gjithë ky gaz?”
“ Jo, kam parë diçka më interesante,” tha ai. “ Jam penduar që s’ vura bast me ty, se sikur të veja, sonte do hajapulë të pjekur.”
E pash gjatë kohë n’ ata sytë e bardhë, po s’ ia qëlloja dot. Ai ishte shqarth dhe s’ binte lehtë në kurth.
“ A di çka,” i thash. “ Zëre se kemi vënë bast – dhe fitove. Dëftomça ka ndodhur?”
“ Eh…Vajta në “klubin” e Plluqkës dhe mallkova orën që s’ të kisha me vete,” tha Zhuti.“ Zbres unë shkallëve teposhtë, hyj brendadhe shoh se atje janë ulur Safeti, Ajeti,baci Vesel e Zia Beqa…Ata rrinin si bejlerë, Xhemali e Saliu punonin… Sekjo paska qenë dita e funtme për t’ i dorëzuar çelësat… I përshëndes të gjithë me radhë, mirdita, mirdëdita, dhe ulëm pranë bacit Ajet… Xhemali, që sapo e kishtelarë dyshemenë, po silletrreth e përqark lokalit dhe për pak s’ ia thotë vajit…Eh, gjynah ta lesh këtë lokal, ankohet ai. S’ di ku dreqin do ta gjejmë një më të mire se ky lokal… Luan sa luanbilardo, qoftë edhe deri në mëngjes, por sa del përjashta – s’ je veçse para derës së shtëpisë… As të duhet taksia, as të duhet bicikleta… Ai tjetri, Safet Selimi, po shtiret i shurdhër… Dikur më drejtohet mua. – O, Qemal,ke ndonjë punë të rëndësishme? – Jo, i them. Po e pres Muhametin. – Ani shko deri në shoqatën ”Vuk Karaxhiq” dhe shitjau ato birra që kanë mbetur… – Pse jo, i thash… Dhe ashtu bëra. Mora gajbet dhe ua shita serbëve me çmimin që ishin blerë… Kur kthehem prapa, të lartpërmendurit i gjej brenda, por tani Xhemali ishte shtrirë në kolltuk, ndërsa Safeti ishte ngritur në këmbë… Safeti fliste,ai tjetri bënte amin… Safeti i thonte: – A dëgjove ç’ të thash? Këtu e tutje s’ ka birra në klub… Ka vetëm lëngje, kafe dhe bilardo… Nëse vjen ndodkush – qoftë edhe im atë – s’ do ta hapësh gojën. Veç thirre Alanin dhe lute ta dërgojë policinë… Me kaq ngordhi ai vendimi juaj…” tha Zhutidhe u mek së qeshuri.
” Me fjalë tjera, prap ia dha Xhemalit?” e pyeta, gjithnjë i pasigurt n’ ato që kisha dëgjuar.
” A s’ të kisha thënë që do t’ ia jepte?”
” Paske qenë evlija,” i thash dhe nxora lekët për atë pulën që do ta hanim sëbashku.
Dhe s’ thash më tepër, se gota ishte mbushur deri në buzë…Ai ishte i papërmirësueshëm dhe të gjitha çorbat qe na kishte gatuar me saxhitat, mexhitat, fahredinat, sejfedinat, zënkat, rrahjet e çirrmat e ndryshme kishin dalë nga koka e tij.Dje na kishte nxjerrë shkresa e vendime, ndësa tani e kishte fshirë prapanicën me to. S’ kish dyshim që luante me ne. Herë ai, herë ortakët e tij. Ata s’ e kishin hallin e identitetit, kulturës,por hallin e bixhozit, bilardos dhe fitimeve të zeza. Mu për ate – këtë herë siç bënin policëty maqedonas – Xhemalit i kishte dhënë urdhëra të prera. Sa ta kesh Safetin s’ të nxjerr kush nga klubi. Nëse të nget njeri, merr kunatin tim dhe ai ta dëgon policinë.

*
Shkurti erdhi papandehur dhe e shndërroi lëndinën në një gjol të pakalueshëm. Binte një shi i përzjerë me borë dhe fëmijët mërdhinin përjashta. Ata vinin rregullisht, herë herë para orës tre, dhe duke mos na gjetur brenda, lageshin keq në llucën që ishte mbledhur para shkallëve të lokalit.
Duke qenë se Zyra e Qendrore e Aktiviteteve të Lira na miratoi një “ndihmë” prej 1000 koronash, vajta me Samiun deri në ”Mobilia”dhe blemë një qilim të trashë për ta veshur njërën nga sallat e mëdha të lokalit. Aty vendosëm një manjetofon me muzikë populloredhe e ngarkuam Nazmien,nxënësen më të mirë që kam patur ndonjëherë, t’ i lëshonte fëmijët brenda.Aty ishin fëmijët e Xhemal Fetiut, Ibrahim Gashit, Xhelo Islamoskit, Bajram Resnës, Sali Gashit, Ejup Jasharit, Ridvan Aliut, Sami Dashit, Rasim Ahmetit, HajroKërçovës, Ajet Abdyl Latifit,Selim Brahajt, Vesel Bajramit e shumë e shumë të tjerë…
Ca javë më vonë morëm kontakt me mësueset e  punëdorës, blemë pëlhura dhe filluam t’ i mësojmë fëmijët si vizatohej e qepej Flamuri i Skenderbeut,si zmadhoheshin fytyrat e herojve kombëtar dhe si ilustroheshin kostumet kombëtare me ngjyrna të dorës. Shumë shpejt, mbase më shpejt seç kishim menduar, muret e të gjitha klasave u veshën me fytyrat e Hasan Prishtinës, Ismail Qemalit, Isa Boletinit, Çerçiz Topullit, Shote Galicës, Azem Bejtës, Luigj Gurakuqit,Ded’ Gjo Lulit e heronjëve tjerë të Rilindjes Kombëtare.
Aktiviteti që zhvillonim në lokalin Katarpsvegen s’ e shqetësonte askend dhe, më së paku, prindërit e fëmijve. Tani ata ishin të qetë nëpër shtëpi dhe na bekonin që po ”ua ruanim fëmijët”. Duke qenë se Flamuri Kuq e Zi kishte filluar të dukej edhe në Kosovë, flamujt që dilnin nga duart e Seksionit Shote Galica u bënë shumë të lakmueshëm. Çuditërisht, edhe ata që ishin ”punëtorë të inkuadruar jasht atdheut” s’ i trembeshin pranisë së tij dhe të gjithë e venin në ballë të salloneve. I tërë Rusengordi, që nga Muri Kinez e deri në Pers Borg u vesh me flamuj të Skenderbeut.
Kështu iknin ditët. Ne punonim gjashtë ditë në javë dhe të shtatën pushonim. Një të djelë, deri sa Zhuti po i pastronte dritaret,unë i kisha hyrë banjos dhe po e pastroja me themel. Tani që e ndanim shtëpinë sëbashku, duhej të jetonim si njerëz. Banesa, një dydhomëshe e madhe me sallon, s’ kishte të sharë, por duhej pastruar dhe ajrosur rregullisht; përndryshe, mirte një erë që ta kujtonte erën e çorapave.
Papandehur bie zilja e derës. Kush na kishte ardhur mos Ismet Vrella, ish anëtari i kryesisë dhe përgjegjësi i shoqatës për këngë e valle popullore?!.
” Hajde brenda,” i thash dhe, duke qenë se duart i kisha të zëna, e luta Zhutin të na ziej një ibrik me kafe të freskët.
Ismeti dukej mirë. Tani kishte filluar të rruhej e të qethej si njeri dhe kishte lëshuar një mjekër me maje, si ajo që mbante Lenini.
” Ani ç’ kemi,” e pyeta. ”Si po ja çon me atë ish kolegen time? Mos ke ndonjë ankesë kundër saj?”
” Jaa, Zoti na ruajt,” tha ai qetë – qetë, duke imituar pleqët e odave të Kosovës. ”Siç e di, sivjet ajo gjendet në Holma, ndërsa vetë po endem nëpër Kopenhagë.”
Ismeti ishte i kënaqur. Ai e kish gjetur një vajzë të fisme, ajo ishte pedagoge, banesën e kishin mobiluar mirë, por e ardhmja dukej e zbehtë, e pasigurtë. Tani që kishte lëshuar rrënjë,ai duhej ta mësonte suedishte, duhej ta kalonte nivelin SFI, duhej të komunikonte me prindërit e saj dhe duhej të gjente punë. Mjerisht, Suedia kishte me qindra mësues të muzikës si ai.
” Nejse, do Zoti e bëhet mirë,” tha ai me një ton të hidhur. “ Po ky s’ është shkaku që m’ ka sjellë këtu dhe, vdekjen e kemi, prore jam i tronditur nga marrëzitë e kësaj bote… Dje mbrëma isha në Shtëpinë e Aktiviteteve të Lira dhe mësova diçka që më ka çuditur goxha shumë… Qebesa më ka lënë edhe pa mend… Xhemali akoma s’ e kish dorëzuar klubin”…
“ Jo, nuk e ka dorëzuar,” i thash pa e ditur se ku donte të dilte.
“ E qysh është e mundur kjo punë?” më pyeti duke veshur një çehre të habitur. Mos qofsha gabim, unë e ti ishim në mbledhjen e kryesisë, thyem dhëmbët nja gjashtë sahat dhe morëm një vendim t’ ia kthejmë çelsat Komunales, apo jo? U përmendën zënkat, ofendimet, çirrmat dhe denoncimet e atyre që jetojnë një kat më lart… Dua të them se as kishim çka venim në pyetje,as kishim çka shtonim, andaj vendosëm t’ ia dorëzojmë lokalin atij mjekërrcjapit… Paçka se kish ndodhur e kundërta… Dje mbrëma, duke kaluar atejpari, e shoh klubin të ndritur. E paskan marrë evgjitët, mendova, po dola i gabuar. Me të hyrë brenda, pash se ata që luanin letra ishin evgjitët tonë. Në krye të tavolinës – Xhemal Fetiu dhe Zia Beqa…”
E ndeza një cigare të dytë nga sikleti.
” Ka ditë që më ka dëftuar Zhutidhe parashikimet e tij më kanë dalë të vërteta,” i thash me sinqeritet të vërtetë. ”Atë ditë klubin e paska kërkuar vetë Xhemali – dhe Safeti, pa e vrarë kokën për ato që u vendos në mbledhje – prapë ia paska dorëzuar çelësat, por me kusht të mos shiten birra.Jam i sigurtë që edhe ky vendim do të pësojë ndryshime, por jo gjatë javëve të para.”
Ismeti e ndezi llullën. Ai kish kohë që e pat braktisur këtë shprehi mondene, por tani që jetonte me një malmoite të fisme, përsëri e ndezi si dikur.
” Xhemali ma shtroi ndryshe, ” tha ai. ” Ai e paska pastruar lokalin dhe, deri sa po ia dorëzonte çelësat Safetit, të dytë qenkan shkrehur ne vaj. Xhemali – sepse i dhimbsej klubi, Safeti – sepse e paska ndjerë veten të fyer. Fjalët e hallkut i paskan ardhur të rënda. Ai fakiri qenka munduar për të mirën tonë, ndërsa ne e gjuanim me gurë. Ai ishte i dëshpëruar me Samiun, me Xhemalin, me Zhutin, Muhametin, me ty… Qebesa edhe me mua, se i paskemi dalë bukëpërmbysës… Përndryshe, ai lokal s’ qenka i keq dhe paska njerëz që dashkan të paguajnë pesëfish më shumë se ne…Ai… sikur të lidhej me maxhupët sllovakë, sot do thente pare… Pastaj, pasi qenka dehur mirë, e paska pranuar që klubi ishte i “Komunales” dheshqiptarët – nëse paguanin nga dhjtë korona antarësi, mundeshin  të hynin e të dilnin sinë shtëpinë e tyre…”
“ S’ merren vesh gjimnastikat e tij,” i thash Ismetit.
Ai s’ ishte i kënaqur me qëndrimin tim.
“ Sidoqoftë, a s’ të duket e llahtarshme,” tha ai. “ Nëse klubimundej të mbahej pa qira, përse ia mori Saliut të hollat që na kishin ardhur nga Zyra Qendrore? Ato pare ishin të miat, sepse Zyra na i kishte miratuar për veprimtari kulturore?”
Eh, aty mak e mendjen edhe ti, mendova. Dhe për ta groposur një herë e përgjithmonë atë temë bajate, ia bëra Ismetit të qartë se ndihmat që miratonte Zyra Qendrore janë ndihma me ”vëthin në vesh”. Asnjë mbështetje materiale që lëshon Zyra Qendrore s’ është për nevojat e Safet Selimit apo Ismet Vrellës por për nevojat e atyre që zhvillojnë një veprimtari të caktuar.
” Ne të kemi ndihmuar sepse ke qenë krahthatë dhe i ligsht me ekonomi,” i thash në ton shoqëror. ”Mjerisht ashtu s’ mund të veprojmë në të ardhmen, sepse mbështetja ekonomike është për nevoja të përgjithshme dhe duhet të mbulohen me dëftesa serioze. Shi për atë qëllim jemi distancuar nga klubi i tij dhe s’ do të shkojmë as nesër, as kurrë në të ardhmen. Ata që kanë mallë për bixhoz e biljardo le ta sjellin prap në kryesi, por kundër dëshirës dhe votës tonë. Mandati i tij mbaron atë ditë që ta hapim mbledhjen vjetore.”
” Dëgjova se shoqata ishte pranuar në SIM,” tha ai. ”Çfarë hajri ka ”Vëllazërimi” si anëtare e asaj organizate?”
” Si anëtare e SIM-it, shoqata s’ ka kushedi çfarë përparësish ekonomike,” i thash. ” Mos harro se ajo s’ është ndonjë klub i famshëm futbollistik. Megjithate, si anëtare e barabartë me njëzet e tetë shoqata tjera,ajo ka mundësi të marrë pjesë në projekte të ndryshme kulturore, festivale e manifestime tjera shoqërore dhe ta nderojë veten e popullin shqiptar.”
” Me fjalë tjera mund të japim edhe çfaqje?” u interesua ai.
” Kjo është dëshira ynë,” i thash. ” SIM-i ka njëzet e tetë shoqata dhe ato e përfaqsojnë diasporën e këtij qyteti.  Si shoqatë ne mund të shkojmë e të japim çfaqje ku të na ftojnë, por punën më të mirë do ta bënim duke propaguar kulturën tonë edhe nëpër biblioteka, shkolla të mesme, shkolla të larta pedagogjike, etjera.”
Ai u mendua pak. Sikur ishte penduar që kishte dhënë dorëheqje, se papandehur më pyeti për Ismetin dhe Hajdarin.
” Po me reçët a je dëgjuar?”
” Edhe po, edhe jo,” i thash. “ Ismeti është kthyer në punë, por na ka premtuar solemnisht që do t’ na ndihmojë pas mbledhjes vjetore. Kjo vlen edhe për Hajdarin. Përndryshe, bashkpunimi im me ata gaxhorrat tjerë ka marrë fund.Me pak fjalë, po e presim mbledhjen vjetore me padurim, edhe ate, jo për të bërë çudira, veçse për ta ndarë shapin nga sheqeri. Këjo vlen edhe për mua, edhe për shqiptarët tjerë.”
“ Ani kur do mbahet ajo mbledhje,” më pyeti. Edhe kurreshtja e tij ishtee hapur, e sinqertë.
“ Ajo do të vendoset në mbledhjen e ardhshme. Duke u nisur nga fakti se Shoqata kremton përvjetorin e sajtë parë më 8 prill, mendoj se prilli është muaji më i përshtashëm për atë punë. Duhet të bisedoj edhe me Samiun.”
Mbase s’ bëra mirë që dola hapur – se unë, për vete, s’ kisha veçse një votë për ta vënë në kandar – por deri sa vetë Ismeti e sabotonte çeshtjen tonë, s’ kishim opcione tjera pos punës vullnetare. Ne s’ mateshim dot me Safetin eortakët e tij që s’ kishin punë tjera pos të na nxijnë e të na shesin në pazarin e lopëve. Të gjitha ëndrrat e tyre, edhe kur ishin në gjumin më të thellë, vërtiteshin rreth e përqark çanakut të grushës. Më në fund, po afrohej dita kur do të dilnim në fushë të hapur. Njëmend do na largoheshin ca saxhita, vaxhida e fahredina të alkoholizuar, por ne s’ kishim patur kurrë ndonjë hajr prej tyre.
Ai e ndezi llullën përsëri dhe brofi në këmbë.
“ Po matem ta gjej Ismetin dhe të bëjmë pak prova.”
“ Me dijeninë time, ne e nisëm shoqatën” i thash shoqërisht, si vëllau që i flet vëllaut. “ Po punojmë ne, pse s’ punoni edhe ju?!.. Shoqata s’ është çiflik iSafet Plluqkës, por shoqatë e të gjithë shqiptarëve. Për ate quhet shoqatë kulturore dhe artistike.”
” Ani mirupafshim, pra,” tha ai.
” Dhe mirësevini. Jemi aty ku kemi qenë,” i thash.
Me kaq mbaroi ai takim i shkurtër por si unë, ashtu dhe Ismeti, e dinim se atë çast që do të caktohej data e mbledhjes vjetore, shishja e ”vinjakut” do të derdhej me bollëk. Për të qenë e keqja më e madhe, ajo pala tjetër, që ishte më e numërt se e jona, do bënte gjithçka për të na larguar nga shqiptarët e vërtetë dhe për ta përvehtësuar djersën që derdhnim çdo pasdite.

Shkruan: Ramadan Rexhepi