SHPËRNDAJE

nga pyetjet që m’i ke shtruar rreth asaj epoke morbide,njëra ka të bëjë me prezencën e autorit në vepër,si dhe zhgënjimetqë përjetontekur shtrihej për gjumë dhe rendte drejt asaj pëlhurësngjyrë smeraldi që amshueshëm pushon mbi supet e vendlindjes time.Nëse do të dish, edhe tani që po të shkruaj nga zemra, sin ira et studio, pyes veten çka fituam nga kapriçet e Evropës Nënë?! Hiç më shumë se dy ditë më parë, deri sa po kaloja anës Gjimnazit Latin, më ra ndër mend se plot shtatëmbëdhjetë vjet kam hyrë e kam dalë nga ai institucion arsimor dhe shqiptarëve iu kam folur gjithmonë shqip, në gjuhën e Vaso Pashë Shkodranit, megjithate, as dy përqind prej tyre s’ donë ta quajnë veten shqiptarë.Tani që jam ”penzioner” dhe po endem nga dy tri orë nëpër shëtitore, dëgjoj lloj lloj gjuhësh,por rrallë se ma zë veshi një fjalë të gjuhës tonë amtare.Kjo më ka dhënë të kuptojse nejemi vetëmohues të kategorisë së rëndë dhe s’ e duam as veten, jo më të tjerët.
Fillova kështu, se dua ta zë ngjarjen nga koka, gjegjësisht nga ditët e para të muajit janar, kur zbrita nga autobusi dhe në shtëpinë time gjeta dy mysafirë të paftuar. Ata m’ i kishte bërë peshqeshSafet Selimi, i cili, falë aftësive që kishte për improvizime,gjithmonë na qeraste me surpriza. Ai i hidhte gështenjat në zjarr, ne, bythacakët shqiptarë, ia nxirnim nga zjarri. Se t’ ishte e kundërta, si do të deklaronte më vonë, ai do ta kyçte atë lokal të qelbur dhe shqiptarët do të rrinin rehat. Por kjo s’ vinte në pyetje. Ai e kishte marrë atë lokal për ta ngrohur xhepin dhe përpiqej ta mbante me çdo kusht, edhe pse zënkat që zhvilloheshin atje mund të na çonin deri në vëllavrasje.Nes’ kishim veçse dy rrugë: ja të ndrageshim në jashtëqitjet e tij, ja të vazhdonimnë Shtëpinë e Aktiviteteve të Lira. Këte ia kisha thënë Sami Dashit disa herë. Tani prisnim të mbahej një mbledhje e re e kryesisë dhe tre nga përkrahësit e mi – Samiu, Rasimi e Hajdari – s’ ishin në Malme.
Aspak më i këndshëm s’ ishte Ismet Vrella, që tani ishte zhveshur nga flokët e gjatë dhe jetonte me”zoçkën” e tij në Dala Plan. Ai njeri s’ kishte punë tjetër pos ta zbrazte arkën e shoqatës.Ajo që Ismetiishte fejuar me një vendase dhe kishte nxjerrë një bursë nga Këshilli Krahinor – s’ kishte aspak rëndësi. Ai ishte përgjegjës për programet që përgadisnimdhe çdo koronë  qëna vinte për të zhvilluar aktivitete, ai i konsideronte si – të vetën. Dhe ai na kishte në grusht, semuzikantët tjerë ishin ja elektriçistë, ja saldatorë, ja pjatalarës, dhe s’ e quanin veten profesionistë.Me pak fjalë, nëse ia mbushnim grushtin, ushtronte me të rinjtë. Jo, jo – rrinte te shtëpia.
Si për bela, atiji kishte rënë në vesh se Zyra Qendrore na kishte miratuar një ndihmë të vogël ekonomike dhe ate na kishte marrë Safeti për ta paguar qiranë.Kjo e kishte mllefosur keq, se – sipas tij – Safeti kishte marrë lekët e tij.
Mesazhi ishte i qartë: unë, themeluesi i asaj shoqate, s’ kisha tjetër punë pos të ndërtoja ura mbi lumë, gjegjësisht të siguroja ndihma materiale, që t’ iushqeja dy zogj të qyqes me hisen e tjerëve. Edhe pse s’ na kish thënë hapur, mosdalja e Ismetit në prova më kishte dhënë të kuptoja se puna ynë shkonte sipas avazit:hip se të mbyta, zhdrip se të mbyta. Kur s’ na plaçkishte Safeti, na plaçkiste Ismeti. Dhe vice versa, thotë proverbilatin.
Kështu dukej jeta ime. Këtë pamje e kishin getot e Suedisë, Norvegjisë, Danimarkës e Gjermanisë Federale. Rusengordi s’ ishte bibliotekë univerzitare, ku secili gjurmues hyn e delsi në xhami; Rusengordi ishte një koshere bletash, me lloj lloj facosh e botëkuptimesh, dhe secili e donte pjesën e tij. Si djallin do të shkruaja për Rusengordin nëse s’ jetoja në Rusengord? Atë çast që do të largohesha nga ajo qytezë, unë do të shkruaja diçka tjetër, por ajo do t’ ishte krijimtari e paqenë.
Jo, i thash vetes. Sëpari do ta rregulloj shtëpinë, se shtëpia është si faltore. Njeriu s’ vete në shtëpi vetëm për të ngrënë e për të pirë, po dhe për t’ i konsultuar idealet që ka në kokë. Atje mundem të lexoj e të bisedoj me të gjallët e të vdekurit. Sapo të gjej pak kohë të lirë, do ta ngjyros tavolinën, do t’ i blej nja dy vitrina të fisme dhe do t’ i rendis librat që kam mbledhur n’ Uppsalë. Njeriu ka sy për të parë – mendoja – ka duar për të shkruar, ka këmbë për të ecur, por një ditë do të lodhet dhe këmbët e tij s’ do të lëvizin nga vendi. Atëherë çdo përpjekje do jet e kotë, se mishi e humbet fuqinë. Si çdo gjë tjetër, edhe trupi ynë, në fillim është materje e gjallë, pastaj shndërrohet në materje të vdekur. Tani që prore arsyetoja me kokën time, duhej të bëja ate që bënin kërkuesit e arit: të zeja një sitë dhe ta shkundja jetën time çdo ditëe çdo javë nga pak, deri sa ta shihja domethënien e saj.
Me këto mendime më kishte zënë gjumi dhe një zot e di nëse do të zgjohesha nga gjumi sikur të mos vinte fatorinua. Gjumi që bëja në tren ishte gjum’ i njeriut të lodhur. Rruga e gjatë, turfullimat e trenit, kthesat e forta, fishkëllimat e mprehta të  binarëve dhe zhurma që bënin pasagjerët të detyronin të flesh e të zgjohesh si lepur. Për fat të mire, gjumi më doli para se të hynim në Lund dhe mezi prisja të shkoja në shtëpi e ta bëja një dush të ngrohtë.
Me këto ndjenja zbrita në Stacionin Qendror dhe, pa humbur shumë kohë, u sula drejt stacionit ku priste numri 36.Shoferi, një palestinez i madh nga Gaza, ma ktheu kusurin dhe e ndezi makinën.Ai kishte punuar natën dhe, sapo ndaloi përballë Shkollës Rusengord, e mori çantën e doli përjashta.Edhe ai, njësoj si unë, kishte të ngutur për në shtëpi.
Kush e merte me mend surprizën që më priste? Ngjitem unë shkallëve tatëpjetë, nxjerr çelësin nga xhepi, provoj ta hap derën, por ajo ishte bllokuar nga brënda. Kush kishte hyrë vallë në shtëpinë time? Dhe pse e kishte mbyllur derën?
Ku s’ më shkoi mendja n’ atë çast!..I vetmi njeri që kishte leje të hynte e të dilte nga shtëpia ishte – Safet Selimi.Atë “leje” ia kisha dhënë për shkaqe thjesht njerëzore. Ai jetonte me një grua të huaj dhe ajo kishte dy fëmijë të lazdruar. Duke qenë se çdo të dytën javë ikja në Uppsalë dhe në kutinë tonë postale vinin shkresa të ndryshme,ia kisha lënë një kopje që të hynte e dilte sipas nevojës, por jo dhe të ma zaptonte shtëpinë. Tani që s’ më hapej dera,e mallkova veten. Merre me mend nëse ishte zënë me të shoqen dhe flente në shtëpinë time? Merre me mend nëse kishte pirë dhe kishte sjellë ndonjë femër tjetër?Apo më kishte ardhur ndonjë farefis dhe Safeti, për të mos më shqetësuar mua, e kishte vendosur aty?Çdo gjë ishte e mundur dhe çdo gjë më dukej absurde.
Më në fund, i rash ziles. Heshtja që vinte nga brënda më dukej e huaj, misterioze. Asnjë zë, asnjë kollitje, asnjë rraptimë. Dikur, kur po matesha të ikja te kabina ku ishte telefoni,dëgjova një kollitje të thatë, pastaj zërin e dikujt që m’ u duk i njohur. I njohur dhe i panjohur…
” Prit, bac, se s’ jam veshur.”
Pastaj u dëgjua një krizmë e lehtë e çelësit dhe kush ma hapi derën mos Kemaledin Zhuti, që gjithnjë ishte në Malme?! Ai ishte vetëm në brekë e kanatiere dhe kundërmonte fort nga era e duhanit. Një erë e rëndë, erë tharku, i kishte hipur shtëpisë.
” Po ti,” e pyeta i habitur. ”Si ke hyrë në shtëpinë time?”
” Me lejen e Safet Selimit,” tha duke u skuqur në fytyrë. “Erdhi një natë dhe na gjeti në klub…Binte bore dhe kishim të ftohtë… Aty ishte dhe baci Vesel… Unë s’ i thash gjë, se jam i paftuar n’ atë klub, por Muhameti e luti për nja dy batania… Ai u mentua pak dhe, pasi foli me bacin Vesel, vajti mori nja dy dyshekë, dy batania, dhe na solli këtu… Baci Vesel i tha se s’ do të mbetet hatri…”
” Dhe s’ po më mbetet,” i thash.“ Por tani jam kthyer nga rruga dhe duhet të dal në punë.”
” Kërkoj falje, bac. Ne kërkuam batania, jo shtëpi…”
” S’ ka gjë,” i thash.”Mos ma merr për të madhe, po kam të ngutur.”
Prapë mapaska lëshuar, mendova. Del miku nëpër Kopenhagë, gjenca ismeta e muhameta nëpër rrugë, shtiret sevaplli i madh, por sevapet na i le neve, tjerëve. Pak që jam i vetëm dhe po e prish shëndetin duke udhëtuar me tren, veçse duhet të kujdesem edhe për dybarkthatë që janë ilegalë në vend. Fatlumnisht, ata e kishin ndër mend të ”iknin” në Kopenhagë.Të paktën ashtu më tha Zhuti, po kjo s’ ishte e domosdoshme të jetë e vërtetë.

*

Përjashta bënte ftohtë por brenda ndihej një ufëm e rëndë shqetësimi. Të gjithë, që nga kryeministri Palme e deri te studentët e rëndomtë suedezë, ishin të brengosur meluftën që zhvillohej në Vietnam. Të gjitha orvatjet e egrae këmbëngulëse të një populli të madh e të fuqishëm që ta gjunjëzonte një popull të vogël e të varfër përkonishë keq me Deklaratën e Organizatës së Komebeve të Bashkuara për të drejat e njeriut. Aeroplanët e mëdhenj amerikanë të tipit B111 fluturonin natë e ditë mbi qytetet e Indokinës dhe mbillnin bomba, zjarr e vdekje të llahtarshme.
Një pasdite janari, deri sa po binte një borë e lehtë e e përzjerë me shi, lakova në Qendër të Rusengordit dhe, pasi e gjeta një shportë,hyra e bleva bukë, djath, sallami dhe një gazetë të mbrëmjes. Pa marrë parasysh se kisha ngrënë në shkollë, kisha dy mysafirë që s’ kishin tjera të ardhura pos atyre që nxirnin në ”klubin” e Safet Plluqkës. Moti i keq, po dhe prania e të lartpërmendurve në shtëpinë time, s’ më lejonin të shkoja në Postë, t’ i merja shkresat që na kishin ardhur apo të ulesha e të kuvendoja mexha Nevruzin, mikun tim resnjar.Mirësjellja e donte të ”ktheja” pak në shtëpi dhe të kuvendoja me Zhutin dhe Muhametin.
Në shtëpi mbretëronte heshtja. Sapo hyra në korridor, ndjeva duhmën e rëndë të rrobave të palara. Varësja që gjendej në korridor ishte ngarkuar mekanatjere, këmisha, triko e xhupa të zinj nga yndyrnat e mbledhura me muaj.E ndeza llambën dhe nëpër derën e hapur të banjos pashë vaskën e mbushur mebrekë, çorapa e peshqirë që kishin sjellë nga ”klubi” i Plluqkës. Ndonëse ora po shkonte tre e gjysmë, mysafirët ishin gjithnjë në gjumë.
” O, burrani! Po bie zilja për kafe!” thirra me zë dhe vajta në kuzhinë për të shtruar ca sandviçë e për ta mbushur ibrikun me kafe.
Ata brofën në këmbë, lanë faqet dhe erdhën në kuzhinë. Unë uavura sandviçët përpara dhe, deri sa hanin bukë e pinin kafe,i vështroja me keqardhje. Dy djem të rinj, dy djem të pashëm, dy djem të humbur të popullit tim. Cili dreq i kishte sjellë deri në Malme, kur ishin shëndosh e mirë dhe mundeshin të jetonin në vendlindjen e tyre? Hajde Zhuti, që ishte jetim, po Muhameti ishte puro fshatar dhe i jati kishte ara, vreshta e tokë të papunuar. Ashtu më kishte thënë vetë, pa e detyruar njeri.
” Ani si kaluat mbrëmë?” i ngacmova.”A po u japin bukë padronëtapo edhe atje po duroni si te unë?”
“ Ato ditë që jemi te Ivani, hamë mirë,” tha Muhameti. ” Edhe pse slloven, Ivanina trajton mirë dhe gjithmonë na qeras me birra.Mjerisht, ai s’ ka punë afatgjata, se ka punësuar edhe dy tetovarë tjerë, një farë Emin Abdiun dhe vëllanë e tij. Fati ynë, këtë ”bozhiq”ikën në vendlindje dhe ne kemi qenë zëvendës të tyre. Tani që janë kthyer prapa, duhet t’ i mbajmë veglatme dorë.”
” Me fjalë tjera, prap në hyqmin e Safet Plluqkës?”
” S’ kemi ku vemi,” tha Zhuti.“Jo dhe shumë po – të paktën – deri sa të ngrohet moti.”
” Povjen dikush n’ atë klub?” i pyeta.” Kampërshtypje se pas vrasjes së xhaxhi Tares shqiptarët kanë veshur çitjane. Të paktën ashtu po thonë resnjarët.”
” Jo të gjithë,” më korigjoi Zhuti. ” Me përjashtim të Gashëve, që i janë ftohur pak, tjerët po vijnë rregullisht… Xhemal Fetiu, Zia Beqa, aiudbashi, dhëndrrii Zija Beqës, Myxhaiti, baci Vesel, Hysen Kaja, Alixhani, Fahredini e baci Rifat vijnë thuajse çdo ditë. Dje mbrëma ai qeni, Fahredini, përsëri e rrahu xha Rifatin…”
” Po pse ashtu,” u çudita.” Rifati s’ të le përshtypjen e ngucakeqit. Ai është pak llafazan, po të gjithë e kemi ndonjë cen. Sipas vendit dhe kuvendit…”
” Që ta them të drejtën, ai qorri e nisi me mua, ” u ankua Zhuti.“Duke qenë se ishim të dytë pa punë,zura një vend pranë Saxhitit, Rifatit e Fahredinin dhe po luanim shah. Kisha fituar dy partidhe do ta fitoja edhe të tretën, kur i kërceu kësula mbi kokë. – M’ i ke luajtur gurët, tha ai qorri, Fahredini. – Ani ta fillojmë rishtaz, propozova unë. – Jok, s’ dua të luaj me ty dhe bën mirë të largohesh nga tavolina. – Po pse ashtu? – Se s’ po dua t’ i shoh sytë. – Animirë, po iki, i thash dhe u ula përballë televizorit. S’ isha i prirur për llafe, se edhe ashtu jam pa letra.Paçka se bacit Rifat i mbeti hatri. Jo se është shkodran, por ai është burrë i mirë. – Ore, pse e përzure djalin, e pyeti. – Unë të përzë dhe ty, i tha ai Qorri dhe pa një pa dy, e zuri për jake e e hoqi drejt dhomës së bilardos. Papandehur kërcitën grushtat…”
” Mos pyet, baci Ramadan,” vazhdoi Muhameti. “ Rrëmuja që u krijua pastaj,zhurma e shisheve që përplaseshin nëpër mure – Rifati gjuaj, Fahredini gjuaj –  thërmitë e xhamave nëpër dysheme, Zhuti e Saxhiti që përpiqeshin t’ i ndanin – dhe sharjet që reshnin nga të gjitha anët ua nxorën gjumin atyre që jetojnë një kat më lartë… Duhej të iknim, se do na gjente policia…”
“ Po klubin kush do ta mbyllte?” i pyeta unë.
” Saxhiti, kush tjetër,” tha Muhameti.
” Po tani?” i pyeta.
Muhameti s’ ishte i gatshëm të fliste.Ai ndezi një cigare të re dhe shikoi anash.
“ Ky shoku ka një lutje,” vazhdoi  Zhuti. “ Kado kohë që e ka takuar një finlandeze të divorcuar nga burri… Quhet Ula Fagerkvist… Kavendosur të martohet, se edhe kësaj s’ i thonë jetë. Problemi është se s’ ka valixhe për t’ i mbledhur rrobat… Ka mundësi t’ ia sjellësh nja dy thasë plastikë?”
Unë e bëra gojën çorapë. Qysh ishte, vallë, ky populli im? A kishte ndopak dinjitet? A kishte ndopak  krenari? Sikur ta bënte Zhuti, hahej diqysh…Ai ishte rritur jetim, s’ kishte patur shtëpi, s’ kishte ngrënë bukë me familje, duhej të mbështetej diku… Paçka se Muhameti ishte pasanik, kishte babë e nënë, kishte motra e vëllezër, kishte tokë… Përse duhej të kurvëronte për një cope letre?
” Po, mirë,” iu drejtova Muhametit.“ S’ të vjen turp të martohesh me një grua që ka moshën e nënës sate? S’ të qortojnë ata të shtëpisë?”
Ai s’ e ndjeu veten mirë dhe, për të mos mbetur borxhli, ma ktheu përgjigjen pa ndonjë entuziazëm rinor.
“ Ashtu po bëjnë edhe tjerët, bac. Nuk se po e dua atë plakë dreqi, po dua t’ i rregulloj letrat e të mos endem si zangoç. Ty mbase të vjen gërdi, po unë iabëj hyzmetin nja dy vjet dhe pastaj martohem me një tjetër.”
S’ di ça po më hynë mua në punë, mendova. Po ndërgjegja s’ më la të qetë pa ia thënë mendimin tim.
“ Kjo që bën zotrote ka një emër tjetër, bacit,” i thash.“ Jam më i madh se ti, ani po të flas ashiqare.Shqiptari që është shqiptar martohet në fisin e vet, por jetën ta ka dhënë i Madhi Zot dhe dhe mund ta jetosh si të duash.Pa sa i përket thasëve, do t’ i gjej që sonte. Unë edhe ashtu kam një punë në Shtëpinë e Aktiviteteve të Lira.”
Në të vërtetë, unë kisha dy punë në Shtëpinë e Aktiviteteve të Lira, por të dyja i harrova nga tronditja. E para kishte të bëj me kutinë postale, të cilën s’ e kisha zbrazur nja dhjetë ditë me radhë. E dyta kishte të bëj me Fletushkën informative. Pas një vargu të gjatë konsultimesh, telefonatash, apelesh e ndryshimesh që kisha bërë vetë,fletushka ishte gati për botim dhe, nëse nxirja 500 egzemplarë, do na kushtonte 3000 korona. Kjo shumë ishte tepër e madhe për një tufë mërgimtarësh që s’ e lexonin asnjë libër, revistëapo gazetë të përditshme. Mjerisht, botimi i sajishte i domosdoshëm, sepse aty s’ figuronte vetëm rregullorja e shoqatës, po dhe qëllimet që kishim ndër mend t’ i sendërtonim. Mu për këte arsye, para se të mblidhej kryesia, unë e Safeti duhej t’ ia hidhnim një sy manuskriptit të përgaditur.Tani ishte vonë për ndryshime, por kjo s’ na pengonte të uleshim dhe ta diskutonim botimin e shpërndarjen e saj.
A kisha shpresa se do ta gjeja në Qendër? Jo, s’ kisha. Por duke qenë se më priste një kuti e pazbrazur dhe Muhametie kishte bërë mendjen top të ikte te ajo Ula, vesha xhupin dhe dola në Qendër, ku përpos supermarketeve, bibliotekës e bankave, gjendej edhe Zyra Postale. Për të mos humbur shumë kohë, i rash Qendrës rrotull – rrotull, hyra në pavijonin e saj nga porta që shpie në Krydgord dhe, pasi e hapa çantën që kisha me vete, e mbusha me shkresat, njoftimet, reklamat dhe gazetatqë na kishte dërguar Qendra Informative Jugosllave. Në mesin e shkresave që na kishin ardhur Drejtorati Shtetëror, revista “ Ny i Sverige”, Këshilli Kombëtar dhe Instituti Suedez, gjendej edhe një zarf i bardhë, një zarf i vogël, adresa e të cilit ishte shkruar me kaligrafi shqiptare. Ate s’ e kishte shkruar tjetër dorë, pos dora e Sami Dashit.
Do ta hap në zyrë, mendova. Inshallah s’ është urgjente, se kam edhe punë tjera.
Rrugës, deri sa po nxitoja drejt Shtëpisë se Aktiviteteve të Lira, në të dyja anët e pavijonit pashë shumë fytyra të njohur e panjohura, por s’ kisha kohë për thashetheme sepse atje diku, përtej kafenesë dhe restorantit Epa, e kisha parë një kokëbardhë shtatgjatë, që më duhej më shumë se gjithkush tjertër.Atje diku pash edhe bashkshorten e tij.
“ Hë, ç’ kemi,” i thash, pasi ia zgjata dorën të shoqes.
“ Të gjitha janë të vjetra,”tha ai. Tërë kohën neglizhent dhe i paprekur nga ato që ndodhnin në klubin që gjithmonë e quante ”të Shoqatës”.“ Kemi dalë të psonisim pak dhe pastaj do t’ ikim, se nesër kam ndërrimin e parë. Ajo punë ma mori jetën.”
“ S’ dua të mbaj, se qenke në shoqëri,” i thash.“ Besoj që s’ e ke harruar mbledhjen e kryesisë?”
“ Jo, jo,” ma ktheu ai. “Unë do të vij me çdo kusht, se kanë ndodhur ca gjëra të palezetshme, që patjetër duhen shoshitur.”
As vetë s’ isha i prirur të gërvishja më tepër,por kisha dëshirë që dhe ai, para se të vinte në mbledhje, t’ ia hidhte një sy manuskriptit të Fletushkës informative. Jo se kisha ndër mend të ndryshoja diçka, por që ta veja në dijeni me materialet që kisha zgjedhur për botim.
“ Dua të flasim edhe për Fletushkën informative. Si thua t’ ia hedhësh një sy?” e pyeta.
“ Pse jo,” tha ai duke u nxirë në fytyrë. “ Po ku ta gjej manuskriptin që t’ ia hedh atë sy?”
“ Këtu, në zyrën e Seksionit të rinisë,” i thash. ” Deri sa t’ i gjeni artikujt ushqimor, unë ta kam sjellë. Merre, shfletoe, studjoe, por mos harro të ma sjellësh ditën e shtunë.”
” Pamarak,” më premtoi.
Kështu ndodhi që unë, goxha i kënaqur që e kisha takuar në shoqërime të shoqen, ia dorëzova manuskriptin e fletushkës ”Dija” dhe përsëri vajta në Shtëpinë e Aktiviteteve të Lira. Detyra që kisha marrë përsipër më obligonte ta kontrolloja postën, t’ u përgjigjesha shkresave që vinin nga organet komunale dhe t’ ia hidhja një sy shtypit që na dërgonin qendrat e ndryshme informative. Me përjashtim të ”Flakës së Vëllazërimit”, që ishte e vetmja gazetë në gjuhën shqipe, asgjë tjetër s’ na kishte ardhur nga Stockholmi.Ça mund t’ i bëja gjithë atij shtypi që na vinte si qerret e ngarkuara mekashtë? Asgjë tjetër pos t’ i hidhja në thasë.Siç e ceka më lartë, në mesin e shkresave të ndryshme shquante edhe një zarf i bardhë, adresa e të cilit ishte shkruar medorë shqiptare. Me ta hapur zarfin, e pashë se ate ma kishte nisur Sami Dashi.
Samiu më njoftonte se shoqen e kishte ”pa qejf” dhe, eventualisht, nuk do të kthehej para afatit që kishim caktuar për mbledhje të kryesisë. Për këtë arsye më shkruante të jem syçelur, sepse këtë herë isha krejt i vetëm përballë ”jugofilëve” shqiptarë. Pak ditë para se të ikte nga Suedia ai kishte dalë në qytet dhe rastësisht e kishte takuar Ismet Vrellën. Ismeti ishte i zhgënjyer me të gjithë ne, anëtarët e kryesisë, që s’ ishim në gjendje t’ ia prenim krahët Safet Selimit. Ky i fundit, pa e pyetur askend, e kishte ”zbrazur” arkën e shoqatës dhe kishte ikur në Ystad. Ka mundësi, shkruante Samiu, që Ismetis’ do të vinte as në mbledhjen e kryesisë, se po i dukej që lekët e Zyrës Qendrore i takonin atij dhe vetëm atij.
Do bëhet si të jetë shkruar, mendova, dhe që të nesërmen lakova në zyrën e drejtoreshës Bauth për t’ i marrë çelësat e lokalitshkollorqë gjendej në rrugën Katarpsvegen. Unë s’ kisha neps për të ndezur sherre por, nëse rrethanat do më çnin deri n’ atë pikë, do të vazhdoja individualisht me të rinjtë e rejat shqiptare. Deri sa të rrëzohej ajo karakatina që kishim themeluar në ”klubin” e Safet plluqkës”…
Të shtunën u zgjova me natë dhe, pasi piva një tas me kafe, dola në Qendër të Rusengordit. Ne kishim rezervuar sallë për mbledhje, por as kryetari, as anëtarët tjerë, s’ kishin lënë ndonjë propozim të saktë për rendin e ditës, edhe pse gjërat që prisnin të shoshiten ishin tepër të rëndësishme; rrahjet që kishin ndodhur në ”klubin e Shoqatës”, kujdestaria, sjelljet e anëtarëve të kryesisë, fletushka informative, lista e kostumeve kombëtare, aktiviteti i të rinjëve, të gjitha duhej të shqyrtohen seriozisht dhe në përputhje me rregulloren e Shoqatës Shqiptare, që tani ishte edhe anëtare e SIM-it.
Bleva edhe një kafe tjetër dhe, pasi huazova pak letër nga Helena, hartova një propozim për rendin e ditës.Brenda asaj kohe dyert e Shtëpisë së Aktiviteteve të Lira u hapën dhe tifozët e bilardos, gjimnastikës, pingpongut, shahut e aktiviteteve tjera e mbushën kafenenë mesharje e me çirrma.Dikur ia befën edhe anëtarët e kryesisë Xhemal Fetiu, Salih Gashi, Fadil Gashi, Ejupi Jasharaj, Bahri Zujferi, Ismet Vrella dhe Ajet Abdyl Latifi.
Safeti erdhi i fundit.  Ai ma vuri manuskriptin në dorë dhe, pasi e porositi një ibrik me kafe, një tas me sheqer dhe një duzinë filxhanash plastikë, propozoi të shkonim në sallë.
” Si thoni, a shkojmë atje ku e kemi vendin?”
“ Shkojmë,” thanëtë tjerët dhe bënë përpara, në drejtim të sallës që gjendej pranë recepsionit.
Rrugës, deri sa po ecnim korridorit, ai m’ u afrua dhe me zë të ulët, shumë familjar, shumë shoqëror, më njoftoi se e kishte shfletuar ”atë shoqen” dhe kishte mbetur i kënaqur. Ai, madje, kish folur gjatë kohë meIsmet Vrellën dhe kishte marrë edhe mendimin e tij.
“ Çatë them,” tha duke u shtjerë si poliglot.“ Ajo fletushkë është tepër e përsosur për një shoqatë si kjo e jona. O vëlla! Fletushka që ke përgaditur ti s’ ishte fletushkë, por revistë e ilustruar, Fib Aktueltme gjashtdhjetë e sa faqe…Sa hap faqen e parë ke përshtypje se “Vëllazërimi” ka njëmijë e pesëqind anëtarë… Megjithate, nëse rrimë shtrembët e flasim drejt, ka ca mangësi që duken ashiqare. Ajo shumë pakë i ka prekur shqiptarët e Kosovës dhe traditat e tyre kulturore e sociale. Ata tjerët, shqiptarët e Maqedonisë, Serbisë e Malit të Zi s’ janë shumë të qenësishëm, por shqiptarët e Kosovës duhej të ngriheshin në piedestal, se kanë një këshill krahinor, një kryeqytet dhe të gjitha organet tjera politike…Ky është mendimi im…”
Eh, kameleont, kameleont, mendova. S’ e ke hallin e shqiptarëve të Kosovës ti por hallin e atyre dy faqeveku është shkruar se ” ShoqataKulturo– artistike  “ Vëllazërimi”është shoqatë shqiptare, e pavarur dhe demokratike. Aty e ke hallin dhe Ismet Vrella.
Dhe qëndrova në vend.
“ Mos bën vaki të kesh marrë kontakt edhe me vicekonzullin Lukanac”, e pyeta me inatë.” Se kur paske marrë mundimin ta konsultosh Ismet Vrellën, duhej ta konsultoje edhe serbin e Tuzllës.”
Ai, si rëndomt, u bë dhê në fytyrë.
” Ti po më ofendon,” tha me zë.“ Po ma merr fytyrën. Për kokën e asaj nëne që po më ofendon”.
Unë s’ i thash as gjë veçsendoqa rrugën dhe, sapo zumë vendet në sallë,propozova të fillonim.
Safeti, gjithnjë i zi në fytyrë,konstatoi se në mbledhjen e asaj dite mungonin Sami Dashi dhe Rasim Ahmeti.Vendin e tyre e kishin zënë Ejup Jashari dhe Fadil Gashi.Të pranishëm ishin Ajet Abdyl Latifi, Bahri Zujferi, Ismet Vrella, Ramadan Rexhepi, Xhemal Fetiu dhe Sali Gashi.
Si rëndomtë, edhe kjo mbledhje ishte maratonake.Duke u nisur nga shënimet që kam mbajtur për vete dhe vendimet që u morën,atë ditë shqyrtuam këto çeshtje: rrahjet e ditpërditshme në ”klubin e shoqatës “Vëllazërimi” dhe detyrat eatyre që ishin paraqitur si kujdestarë;personaliteti i anëtarëve të kryesisë dhe fodullëku; Fletushka informative ”Dija”;mbledhja e kostumeve kombëtare; dorëheqja e papritur e Ismet Vrellës; aktivitetet e Shoqatës ”Vëllazërimi” gjatë terminit pranveror, si dhe të ndryshme.
 Duke qenë se gjatë atyre shtatë orëve, sa zgjati mbledhja, anëtarët e kryesisë më shumë grinin lakëra se mernin vendime,unë, për t’ ju kursyer nga dënglat që lëshonin palët, do ta përmbledh atë tubim me ca periudha të shkurtëra.
Pika e parë. Pasi raportoi mbi obligimet që kishte marrë kryesia për mirëmbajtjen e klubit, Safet Selimi nanjoftoi se rrahjet kishin qenë të ditëpërditshme – veçse jo për fajin e tij, siç akuzohej nga disa ziliqarë e shpirtkëqinj – por sepse vetë anëtarët e kryesisë kishin qenë të shkujdesur e neglizhentë në ushtrimin e detyrës.Duke marrë parasysh plogështinë e tyre, si dhe  denoncimet e ditëpërditshme që bëheshin nga qiraxhinjtë,drejtoria e ”Komunales” kishte vendosur ta merte lokalin parapa dhe vendimi i saj ishte i parevokueshëm.
Anëtarët e kryesisë, pas një diskutimi të gjatë, ku pati akuza dhe kundërakuza, fajsime dhe shfajsime, fjalë të urta po dhe çirrma, vendosi që Xhemal Fetiu bënte mirë ta pastronte atë lokal të flamosur dhe t’ ia dorëzonte çelësatSafet Selimit.
Pika e dytë.Shi në çastin kur e hoqëm qafet lokalin, fjalën e kërkoi Ismet Vrella dhe na njoftoi se, pas shumë dilemash e përsiatjes, ai kishte vendosur të jepte dorëheqje dhe vendin e tij t’ ia lëshonte një anëtari tjetër. Duke u nisur nga letra që e marrë nga Samiu, prisja me padurim të dilte hapur me pakënaqsitë e tij por – për çudinë time – ai s’ e preku fare shkakun e vërtetë të atij vendimi dhe unë s’ e pash me vend ta gërvisht atë plagë.
Kryesia, edhe pse me përtesë, e miratoi kërkesën e tij.Duke u nisur nga një apel i organizatës SIM që mbledhjet vjetore të mbaheshin në behar të çdo viti, e miratuam dorëheqjen e të lartpërmendurit dhe vendosëm të mos caktojmë zëvendës tjetër para para mbledhjes vjetore.
Pika e tretë.Si më i vjetër që isha, kërkova fjalën dhe fola goxha gjatë mbi obligimet që kishte secili anëtar i kryesisë, duke filluar nga kryetari e deri të anëtarët e thjeshtë.Për pa dashur të hyja më thellë në komeditë që na luante Safeti, Xhemali, Ismeti e tjerë, e ceka se shumica e anëtarëve të kryesisë, pjesërisht nga mungesa e përvojës dhe pjesërisht nga mungesa e vetëdijes kombëtare, e kishin marrë detyrën si angari dhe sakrifikonin shumë pak për t’ i zgjedhur sërish. Por koha kishte ikur dhe ne, sipas rregullores që kishim pranuar botërisht, duhej ta mbanim një mbledhje vjetore. N’ atë rast e kishim për obligim ta kujtonim veprimtarinë e këtij viti dhe t’ i zgjidhnim ata që ishin më të zotë dhe më të ndershëm se ne.
Pika e katërt.Pastaj kalova te Fletushka informative dhe i njoftova të pranishmit se ajo kishte qenë gati qysh në tetor por – falë botëkuptimeve që na impononin dallkaukët dhe interesexhinjtë – të gjitha ndihmat që na kishte miratuar Zyra Qendrore kishin përfunduar në konton e ”Komunales”. Rrjedhimisht, në vend se ta nxirnim Fletushkën dhe të propagonim për kulturën tonë, ne propagonim bixhozin, kurvallëkun dhe kulturën orientale.
Mjerisht, pa marrë parasysh kohën që kisha humbur për përgaditjen e saj,ShoqataKulturo – Artistike ”Vëllazërimi” s’ kishte mjete për t’ i mbuluar shpenzimet e domosdoshme për botimin e saj. Me pak fjalë, manuskripti mbetej ashtu siç ishte…
Pika e pestë.Në vazhdim të mbledhjes Kryesia vendosi t’ i mblidhte kostumet që na kishte sjellë xhaxhi Tare dhe ato t’ ia dorëzonim Bahri Zujferit. Duke qenë se aty për aty s’ kishim ndonjë udhëheqës të këngëve e valleve popullore, vendosëm t’ i vazhdojmë aktivitetet nën udhëheqjen e Ismet Reçit dhe ndonjë  vullnetaritjetër.
Pika e gjashtë. Për pikën “të ndryshme” s’ na kishte mbetur asnjë temë e rëndësishme dhe mbledhja mbaroi n’ ora gjashtëmbëdhjetë e njëzet e katër minuta.
(vazhdon)

Shkruan: Ramadan Rexhepi