SHPËRNDAJE

Situata epidemiologjike në Vranje është ende e pasigurt, por është nën kontroll, tha këtë mëngjes epidemiologu nga ai qytet, Sladjan Stankovic, përcjell presheva.com.
Ai tha se u morën dje mostra të 280 personave, nga të cilët 33 ishin pozitivë për virusin Corona.

“Numri është ulur pak në krahasim me testet e mëparshme. Ne morëm 320 mostra, të cilat do t’i dërgojmë për analizë sot”, deklaroi Stanković për RTS./presheva.com/