SHPËRNDAJE

Gjermania nga komisioni Evropian ka marrë lejen për vendosjen e pagesave në rrugë. Kjo është “përshëndetje” nga përdorimi pa pagesë i 12.000 kilometrave autostradë në Gjermani, raporton presheva.com.

Vinjeta vjetore do të kushtoj deri 130 euro. Ky harxhim vozitësve do ti shtohet nëpërmjet tatimit për mjete motorike.

Pronarët e veturave që pak ndotin ambientin (klasi euro 6) do të shpërblehen në këtë llogaritje.

Unioni evropian deri tani e ka konisderuar se vozitësit jashtë gjermanisë janë të diskriminuar pasi kjo pagesë vlen për shtetasit gjerman. Tani vinjeta më e lirë për 10 ditë do të kushtoj 2.5 euro në vend se 5 sa ka kushtuar deri tani, dhe do të ekzistojnë 5 lloje të vinjetave dhe më e shtrentja do të jetë 20 euro.

Edhe pse komisioni evropian nuk ka më vërejtje, Austria ka paralajmëruar që të akuzoj në gjyqin Evropian të drejtësisë për shkak të vozitësve të saj në Gjermani, ndërsa Holanda dhe Belgjika me siguri se do ta bëjnë njejtë këtë edhe atë së bashku. /presheva.com/