SHPËRNDAJE

Të punësuarve në sektorin publik në Serbi në janar të vitit 2017 do t’i rriten rrogat, ndërsa ndalesa e punësimeve në shërbimet shtetërore do të vazhdohet deri në fund të vitit 2017, paraparë me ndryshimet ligjore në sistemin buxhetor që qeveria i ka dorëzuar parlamentit për miratim me procedurë urgjente, përcjell presheva.com.

Eshtë sygjeruar që me 5% të rriten rrogat në polici, ushtri, gjykatë, shërbimet shkenctare dhe hulumtuese, ndërrmarjet e kulturës, mbrojtjen sociale dhe shëndetsore.

Në institucionet parashkollore rrogat do të rriten 6%, po aq do të marrin më shumë edhe të punësuarit në shkollat fillore dhe të mesme ndërsa në shkollat e lart rritje do të ketë 3%, raporton presheva.com.

Qeveria ka sygjeruar që ndalesa për të punësuar në sektorin publik e vendosur në dhjetor 2013 të shtyhet deri në fund të 2017, pasi është vlersuar se punësimi i kontrolluar sjell efekte pozitive në stabilizimin fiskal. /presheva.com/