SHPËRNDAJE

Siç njofton Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, këtë vit nuk do të shpallet konkurs për dhënien e granteve dhe subvencioneve për ndërrmarjet e vogla dhe të mesme për ndërrmarrësit.

Në njoftim, transmeton presheva.com, thuhet se në buxhetin e shërbimit të trupit Koordinues për vitin 2017 fondi i ndarë për këtë qëllim ka qenë 40 milionë dinarë.

Trupi Koordinues ka siguruar subvencione për sipërmarrësit që nga viti 2012./presheva.com/