SHPËRNDAJE

Vendimet kontraversale në favor të Barcelones nga arbitri De Burgos Bengoetxea në El Classicon e fundit nuk janë të vetmet pasi i njëjti arbitër sezonin e kaluar ka favorizuar klubin blaugrana në rastin kur këta të fundit kanë luajtur me Malagan e poashtu edhe Valencian e cila luajti kundër Real Madridit.

Malagas iu desh të luftonte kundër ’12’ lojtarëve

Malaga vizitoi sezonin e kaluar Nou Camp për të fitur të pakten një pikë. Me gjithë insistimin e arbitrit De Burgos Bengoetxea për të mos e lejuar këtë gjë, ata i arriten të nxjerrin barazim.  Ndeshja përfundoi 0-0, por Andaluzianet duhej të djersiteshin fort pasi perfunduan ndeshjen pa 2 lojtarë.

Largimi i parë ndodhi në minuten e 70-të pas ndërhyrjes se Diego Llorente tek Neymar, ku një karton i verdhë do të kishte mjaftuar. Megjithatë, kjo nuk ishte e mjaftueshme dhe arbitri largoi edhe një lojtar tjeter e për me tepër vendosi që të jap shtatë minuta shtesë.

Skandal në ndeshjen Valencia – Real Madrid

De Burgos Bengoetxea ishte gjithashtu përgjegjës për drejtimin e takimit në mes Real Madridit dhe Valencias në Mestalla. Mesfusha Madrilene jep një top për Cristianon i cili merr topin por ndërpritet ashper nga Mangala. Arbitri Bengoetxea nuk akordon penallti dhe  rezultati në atë moment ishte 2-1 në favor të Valencias, rezultat me të cilin edhe përfundoi ndeshja.