SHPËRNDAJE

Mediat serbe janë “tërbuar” lidhur me webfaqen zyrtare të Komunës së Preshevës pasi thuhet se është vetëm në gjuhën shqipe. Mediat serbe vlerësojn se webfaqja zyrtare në gjuhën shqipe është simptomatike duke pasur parasysh rrethanat aktuale në Kosovë dhe tematiken lidhur me shkëmbimin e territorëve. Sipas burimeve jozyrtare të mediave serbe, Trupi Koordinues për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc ka reaguar lidhur me rastin pasi kjo ishte vërejtur dy muaj më parë. Mediat serbe bëjnë të ditur se gjithashtu edhe në Komunen e Suboticës dhe Dimitrovgrad në prezantimin e tyre zyrtarë në internet është bërë vetëm në “gjuhën e pakicave”, gjuhën hungareze respektivisht gjuhën bullgare. Kjo cilësohet nga mediat serbe si një anomali, ku nuk respektohen ligjet e ministrisë së administrimit të pushtetit lokal të Republikës së Serbisë.

Zyrtarët e pushtetit lokal të Komunës së Preshevës kanë njoftuar presheva.com, se rasti i webfaqës të Komunës së Preshevës nga mediat serbe është e egzagjëruar dhe pseudo-skandalizuar, pasi webfaqja e Komunës së Preshevës është në përpunim e sipër dhe disa pjesë përbërëse të webfaqes janë testuar në gjuhën shqipe. Kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi, ka refuzuar të komentoj rastin lidhur me webfaqen zyrtare të Komunës së Preshevës. /presheva.com/