SHPËRNDAJE

SQARIM PËR OPINION
(( Për prolongimin e ndërtimit të xhamisë në qytetin e Bujanocit ))

Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc, në mbledhjen e mbajtur me 09. 10. 2019 e diskutoi edhe mos realizimin e fillimit të ndërtimit të xhamisë në qytetin e Bujanocit, në tokën e dhuruar nga Vëllezerit Maliqi nga Tërnoci. Ku edhe e morri shumë seriozisht, kërkesën e dhuruesit të truallit që nëse nuk arrihet ndërtimi i xhamisë, ti kthehet trualli pronarit.
Këshilli i Bashkësisë Islame, kërkoi nga komisioni i xhamisë që të mban takim dhe të sqaron çështjen e mos ndërtimit të xhamisë.

Komisioni për ndërtimin e xhamisë me datën 24. 10. 2019 mbajti takimin e tyre dhe në mënyrë kronologjike e paraqiti punën e deri tanishme për ndërtimin e xhamisë.

Komisioni për ndërtimin e xhamisë sqaron se:
KBI në vititn 2017, pranoi truallin në qytetin e Bujanocit nga vëllezërit Qenan dhe Aziz Maliqi, ku edhe i falenderoi shumë për këtë. Këshilli i Bashkësisë Islame kishte kërkuar pej tyre blerjen e truallit, por ata e dhuruan falas për ndërtimin e xhamisë.
Pas kësaj, KBI kërkoi takim në komunën e Bujanocit me kryetarin Shaip Kamberi dhe aty u parapa qe kjo punë të merret shumë seriozisht dhe kryetari premtoi se kjo punë do të hyn në procedurat zyrtare komunale dhe shumë shpejt do të vie deri te dhënia e lejes.

Pas kërkesave të ndryshme nga komuna dhe drojtorati për urbanizëm, për plane të xhamisë dhe të tjera të cilat rezultuan plot një vit, pas gjithë kësaj u kërkua nga KBI që të bën zyrtarisht kërkesën përmes zyrës së inxhenierëve në Bujanoc për t’iu drejtuar drejtoratit për urbanizëm që të shqyrton kërkesën dhe të jep lejen për ndërtimin e xhamisë.

Këshilli i Bashkësisë Islame në muajin shtatorë të vitit 2018 e autorizoi zyrën e inxhenierëve BUTRINTI ARCHITECTURE në Bujanoc që ata të bëjnë një plan ashtu si e kërkon drejtorati për urbanizëm dhe të bëjnë kërkesën zyrtare në komunë.
Zyra e inxhenierëve BUTRINTI ARCHITECTURE me datën 08. 10. 2018 e bëri kërkesën zyrtare drejtuar drejtoratit për urbanizëm dhe organeve komunale për dhënien e lejes për ndërtimin e xhamisë.

Pas afatit njëmujorë që duhet komuna të e jep pergjigjen për këtë lëndë, nuk u dha asnjë përgjigje.
KBI pas kësaj vonese kërkoi takim në komunë, ku me datën 25. 12. 2018 u realizua takimi me Kryetarin e komunës z. Shaip Kamberi dhe drejtorin për urbanizëm z. Amir Xhaferi.
Pas disa arsyetimeve nga ana e tyre se pse nuk është dhënë një përgjigje për këtë lëndë, kryetari i komunës kërkoi që kjo të shtyhet edhe pak më vonë për disa arsye politike, gjegjësisht deri në muajin mars të vitit 2019.

Pas kësaj kohe, komisini i Këshillit të Bashkësisë Islame për ndërtimin e xhamisë, filloi të kërkon takimim e premtuar në komunë për të iniciur çështjen e ndërtimit te xhamisë.
Nga kërkesat e shumta, qoftë direkt kryetarit të komunës, ose drejtorit të urbanizmit Amir Xhaferit, nuk mori asnjë përgjigje për një takim të tillë.

Deri sa kjo nuk ishte e mundur, komisioni kërkoi takimin edhe përmes shefit të kabinetiti të kryetarit të komunës, por edhe përmes kësaj nuk u realizua.

Dmth, se qysh nga fillimi i muajit mars të vitit 2019 e deri tash në muajin nëntorë ( plot tetë muaj ), nuk po jepet asnjë përgjigje qoftë pozitive apo negative për lejen e ndërtimit të xhamisë,, e as nuk po realizohet takimi i kërkuar për këtë çështje.
Duhet patur parasysh se me këtë prolongim, ne kemi humbur shumë donatorë serioz, që ishin të gatshëm ta bëjnë finansimin e këtij projekti, qoftë plotësisht apo pjesërisht.

Andaj: Ne i bëjmë me dije xhematit tonë dhe opinionit se prolongimi dhe vonesa për ndërtimin e xhamisë nuk është mos angazhim i KBI-së e as i komisionit për ndërtimin e xhamisë,, por kryesisht është çështje e komunës dhe drejtoratit për urbanizëm.

Ne kërkojmë nga organi komunal dhe drejtorati për urbanizëm që kjo çështje të merret shumë seriozisht dhe të jepet një përgjigje zyrtare, për ndërtimin e xhamisë në qytetin e Bujanocit, dhe të mos mbetet muhabet i xhematit dhe pre e akuzave që i lëshon xhemati dhe opinioni për këtë çështje.

KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME
KOMISIONI PËR NDËRTIMIN E XHAMISË

BUJANOC
31 TETORË 2019