SHPËRNDAJE

Më shumë se një vit në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc, femrat e kësaj komune  nuk mund ti kryejnë kontrollat e Mamografisë ,dhe për kontrolla të tilla duhet ti drejtohen qendrave tjera spitalore, në vend se ato falas ti bëjnë në Bujanoc, për shkak të mos funksionimit të aparaturës së Mamografisë si pasojë e mungesës së kuadrit adekuat për këtë fushë.

Mjeku në shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc i ka thënë Presheva.com se, “kjo është skandaloze që ta posedojmë një paisje të tillë të avancuar dhe mos të mund ta shfrytëzojmë më shumë se një vit, kështu që kontrollat sistematike gratë tona në vend se ti kryejnë falas tek ne ato duhet të paguajnë në qendrat tjera spitalore, pa llogaritur edhe procedurën e pritjeve të gjata”.

Drejtoresha e Shtëpisë së shëndetit në arsyetimin e sajë ka deklaruar se, Mamografia nuk punon për shkak të mungesës së teknikut adekuat për këtë fushë dhe se nuk kanë mjete për të siguruar një teknik nga qendrat tjera që ti kryejë kontrollat.

Mjeku i njohur për redaksinë ka thënë se, mungesa e kontrollave të Mamografisë po shkaktonë shumë tollovi tek pacientët dhe nëse ka vullnet drejtoresha atëherë duhet ta angazhojë një teknik medicinal nga qendrat tjera, por arsyetim i sajë është i pavend, sepse ka edhe gjëra tjera që duhet parandaluar sa i përket shpenzimit të mjeteve me qëllim që ato ti shfrytëzojnë për sigurimin e teknikut medicinal për këtë çështje.

Mjeku i cili për shkaqe sigurine dhe hakmarrjet që mund të pasojnë ndaj tijë është shprehur se, një pjesë e fajit bie edhe mbi pushtetin lokal, sepse këtu bëhet fjalë për një drejtoreshe të nacionalitetit serb e cila është emëruar nga koalicioni qeverisës mes palës shqip5tare dhe asaj serbe dhe e cila nuk është e përkushtuar në këtë drejtim duke lënë jashtë funksionit më shumë se një vit këtë aparaturë, nga ana tjetër askush nuk guxon ti thotë asgjë.

Presheva.com ka mësuar se donatorët, (Populli i Japonisë përmes Ambasadës së Japonisë në Beograd) çdo vit bëjnë kontrollat e tyre nëpër insitucionet shëndetësore ku i kanë dhuruar këto lloj aparatura, dhe nëse nuk shfrytëzohen në një periudhë më shumë se një vit atëherë egziston mundësia që donatori i merr mbrapsht, kështu ka deklaruar mjeku nga Shtëpia e shëndetit në Bujanoc.

Nga ana tjetër një aparaturë e tillë është e pa përballueshme financiarisht për Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc por edhe për Pushtetin Lokal, sepse janë në pyetje mbi 100 mijë euro donacion nga populli i Japonisë, shumë jo e vogël për një komun të pa zhvilluar ekonomikisht.Kontrollat sistematike të Mamografisë shërbejnë për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Me përjashtim të kancerit të lëkurës, kanceri i gjirit është një ndër kanceret më të shpeshta te gratë dhe është shkaktari i dytë i vdekjes nga kanceri, pas kancerit të mushkërive.Çdo e 8-ta grua është e rrezikuar nga kanceri i gjirit.

Edhe për kundër përparimit të diagnostikimit dhe terapisë, kanceri i gjirit është shkaktari më i shpeshtë i vdekjes te gratë e moshës 40-50 vjet. Sa i përket morbiditetit dhe mortalitetit vjetor, kanceri i gjirit përben 32% të malignomave dhe është përgjegjëse për 15% te vdekjeve. Faktorët e rrezikut janë të shumtë por me identifikimin e hershëm në pahë të kontrollave sistematike një gjë e tillë mund edhe të parandalohet./presheva.com/