SHPËRNDAJE

Kohëve të fundit paralajmërimet nga ana e Ndërmarrjes Publike Komunalia në Bujanoc në drejtim të konsumatorëve të ujit të pijshëm me pretekst se do ti shkyçin nga rrjeti i ujësjellësit si dhe do të ngrisin padi ndaj tyre, janë shpeshtuar.

Disa prej tyre padit i marrin edhe pasti ta kenë shlyer një pjes të borxhit e cila iu është shënuar në paralajmërim. Ka edhe raste kur në paralajmërim shuma e cekur e borxhit është rreth 17.000 dinarë, ndërsa në faturën e fundit konsumatori ka borxh ndaj Komunalisë jo më shumë se 14.000 dinarë dhe rastet e tilla kanë bërë që qytetarët tashmë të humbin durimin duke u ankuar në drejtim të kësaj ndërmarrje.

“Kur ma sollën paralajmërimin e pash se diçka nuk është në rregull, në paralajmërim shkruante rreth 17.000 dinarë ndërsa unë faturën e fundit e kisha rreth 14.000 dinarë, e pyeta personin që ma solli si është e mundur kjo, ndërsa ai më tha, kështu ma kanë dhënë kështu po ta jap, nuk e di as pse as qysh” është shprehur një qytetarë i Tërrnocit i cili, jo për diçka tjetër por për arsyeje të miqësisë nuk ka dashur ta publikojë emrin e personit dhe as emrin e tij.

Nga ana tjetër presheva.com nga burimet e sigurta brenda Kuvendit Komunal ka zbulur rastin skandaloz brenda kësaj Ndërmarrje. Sipas këtyre burimeve dhe dëshmive që posedojnë, një zyrtari të lartë të NP Komunalis iu është shlyer borxhi disa dhjetra mijëra dinarë me pretekst se është vjetërsuar (një vit) obligim i pagesës, i njejti rast është edhe me një zyrtarë të Adminisrtaës Komunale, fatura e të cilit është në emër të prindit të tij, ndësa borxhi për mos pagesë të ujit të pijshëm iu është shlyer me vlerë disa dhjetra mijëra dinarë. Presheva.com posedon edhe dëshmit rreth këtyre rasteve të cilat sipas nevojë edhe do ti publikojë./presheva.com/