SHPËRNDAJE

Ndryshimi i qeverisjes lokale në Preshevë paraqet jo vetëm një hap para, po 100 hapa para pasi tani kuadrot e kualifikuar dhe profesional do ta drejtojnë komunën, ka deklaruar kryetari i BDL-së Skender Destani për mediet serbe, transmeton presheva.com.

“Ne kemi shumë kuadro më të mira se çka pas pasë Alternativa për ndryshim. Edhe PVD dhe BDL kanë kuadro që mund ta drejtojnë komunën, njerëz që rrespektimi i ligjit dhe statusit të komunës është në plan të parë dhe që janë profesional” ka thënë Destani./presheva.com/