SHPËRNDAJE

Menaxheri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer i ka thënë Romelu Lukakut dhe Alexis Sanchezit se reputacioni i tyre nuk do të ndikojë që të përfshihen në formacionet startuese.

Dyshja është bërë pjesë e skuadrës së parë pak pasi që norvegjezi e zëvendësoi Jose Mourinhon në dhjetor.

Mediat e huaja raportojnë se trajneri do të bëjë disa ndryshime në sfidën e nesërme kundër Crystal Palacet.

“Është një mundësi që ata të luajnë me potencialin e tyre, reputacioni është një gjë. Potenciali është i lartë dhe jam i sigurt se për shkak të performancës, mund të arrijnë lart”.

“Pra, ky mund të jetë një mundësi për ata dy të gjejnë formën e duhur dhe të më shkaktojnë kokëdhimbje për ndeshjet e ardhshme”.

“Romelu krijoi dy mundësitë të mira kundër Liverpoolit, është një pozitë e ndryshme për të. Lëndimi i Rashfordit nënkuptonte se duhej të mbështeteshim tek ai”.

“Ai nuk mund të bënte shumë punë mbrojtëse, prandaj qëndrimi dhe shkalla e punës së Lukakus ishte fantastike”, pohoi norvegjezi.

Ndryshe, United do të jetë mysafirë i skuadrës së Palacet gjatë ditës së nesërme me fillim në ora 21:00.