SHPËRNDAJE

United

Ole Gunnar Solskjaer ka thënë se Manchester United ka qenë një zhgënjim vitet e fundit.
Ole Gunnar Solskjaer ka thënë se Manchester United ka qenë një zhgënjim i madh që kur nga skuadra u largua Sir Alex Ferguson në vitin 2013.

Ai tha se nuk mund të pranoj që Manchester City ka emëruar trajner Pep Guardiolan dhe po merr lojtarët më të mirë.

“Jam shumë i zhgënjyer me kualitetin e skuadrës në vitet e fundit. E kemi ditur se do të jetë vështirë pas largimit të Fergusonit, por ne nuk e kemi menaxhuar që të mbajmë entuziazmin për futboll sulmues”, tha Solskjaer për Fotballskanalen.

“Është shumë e vështirë të shohësh që City ka arritur të nënshkruaj me Guardiolan dhe po arrin të transferojë lojtarët më të mirë në Evropë”, vazhdoi ai.

“Jam mësuar të shoh Unitedin në vendin e parë dhe vendi i dytë ishte dështim. Tani ata po luftojnë për vendin e katër që cilësohet sukses”.