SHPËRNDAJE

Sipas një sondazhi të kryer në muajin mars, PDK është rikthyer në epërsi në raport me LDK-në. Sondazhi ka nxjerrë PDK 28.3%, LDK 24.1%, VV 13.7%, AAK 12.8%, AKR me 5.1%, Nisma 2.1%, dhe për Partinë e Drejtësisë janë deklaruar se do të votojnë 1.2% e personave të pyetur.

12 për qind e të pyeturve kanë thënë se ende nuk kanë vendosur nëse do të votojnë dhe për kë do të votojnë. 

E njëjta organizatë që e ka bërë këtë sondazh të muajit mars, në një veprim të ngjashëm në muajin janar nxorri LDK-në si parti të parë. Por, sondazhi i atëhershëm i publikuar në disa media duket, se i ka dhënë “rehati’ të tepruar Isa Mustafës.

Ka qenë kryeministri aktual Hashim Thaçi ai që ka “ndezur motorët” dhe për dy muaj nuk ka lënë ditë pa bërë tre katër veprime të zakonshme vetëm në kohë fushate, raporton Tribuna.

kërkesa për një ofertë më të mirë politike dhe numri i madh i të pavendosurve, janë elementët që tregojnë se gara e sivjetme e partive politike në Kosovë do të jetë mjaft e fortë.