SHPËRNDAJE

 

NdalohetDuhani

Me ligj është paraparë në Serbi që të ndalohet pirja e duhanit në të gjithë vendet dhe punët publike, duke përfshirë koridore, ashensorë, pritore.

Në Serbi gjatë vitit 2016 do të ndalohet plotësisht pirja e duhanit në të gjitha vendet publike duke përfshirë edhe objektet hotelerike, kafiteritë, restoranet.

Në një sondazh të presheva.com në Facebook dhe portal, vizitorët e saj nuk duan që duhani të pihet më ambiente publike dhe ajo të ndalohet me ligj.

87% e votuesve mendojnë se duhani të ndalohet me ligj, ndërsa 13% e tyre nuk duan që duhani të ndalohet në vendet publike, sidomos në kafiteri dhe lokale.

“Do të na kishte shpëtuar” shkruan njëri nga vizitorët, ndërsa një vizitorë shkruan se “lajmë më të mirë se ky nuk paska”.

Njëri shkruan se “kafja nuk mund të pihet pa duhan” duke aluduar në mos ndalimin e duhanit në lokale.

Ndalesës së duhanit nuk i gëzohen edhe disa nga pronaret e lokaleve si kafiterive.

NdalohetDuhani-1

“Ndoshta do të zvoglohet puna, pasi shumica e klientëve pijnë duhan. Por, ne do të rrespektojmë ligjin dhe do ta ndalojmë atë po atë ditë kur të hyjë në fuqi” thotë për presheva.com njëri nga pronarët e kafiterive në Preshevë.

Sipas këtij ligji, në secilën pjesë të kafiterive dhe restoraneve do të ndalohet rreptësisht pirja e duhanit.
Ata që pijnë duhan, nuk do të mund të përdorin as hapsirat speciale me ventilim për të pirë duhan. Kjo nuk do të vlejë për terracet verore ku nuk do të ndalohet duhani. /presheva.com/