SHPËRNDAJE

Sonicable

Nëse keni një telefon me bateri me kapacitet të lartë, furnizimi i tij me energji mund t’ju marrë pak kohë. Kjo është edhe arsyeja se përse në rastet e tabletëve, kompanitë teknologjike zakonisht prodhojnë adaptues shtesë që furnizojnë më shumë energji për një karikim më të shpejtë.
Megjithatë, kur bëhet fjalë për furnizimin me energji, nuk ka rëndësi vetëm adaptuesi, por edhe kabulli, prandaj për ata që duan të furnizojnë shpejt pajisjet e tyre, duhet të shohin kabllin inteligjent SONICable.

Kjo pajisje përmban një modul me buton special (i quajtur Sonic Switch), i cili kontrollon funksionimin e kabllos. Kur ai fiket, SONICable funksionon si një kabllo USB-je normale: ai furnizon pajisjen me energji dhe lidhet me pajisjen tuaj. Kur ai ndizet, kablli humbet funksionin e lidhjes, në mënyrë që të furnizojë më shpejtë energji.

Me SONICable ju mund të karikoni iPhone-in ose telefonin tuaj Android dy herë më shpejtë se me një adaptues normal. SONICable është një projekt i Indiegogo-së për adaptuesit e telefonave inteligjentë. Ky projekt ka arritur të mbledhë 10 mijë dollarë, kështu pajisja do të prodhohet për të gjithë të interesuarit. /krokodili.al/

SHPËRNDAJE
Artikulli mëparshëmJa shkaku pse kemi etje
Artikulli i rradhësHTC One M9