SHPËRNDAJE

Sonte është nata e dytë e festivalit “Ditët e komedisë shqiptare” që po mbahet në Preshevë dhe vazhdon me teatrin e qytetit të Tetovës me shfaqjen “Për pushtet jap…2”, me regji dhe autor të Burhan Amitit.

Eshtë një komedi politike e cila ve ne pah devijimet shoqerore te cilat vijn si pasoje e partive politike kudo qofshin ato ne rahjonin tone, duke keqperdorur poziten e pushtetit dhe forces te cilen e marin nga vet populli gjat zgjedhjeve, dhe te njejten e kthejne kunder tyre. Theks me I vancte bie ne punesimet e administrates shtetorore ku ata kane mundesine qe vet te vendosin per punesimet, duke punesuar personat me te ndegjueshem ndaj partis, pa asnje kriter profesional ne vet vendin e punes.

Jane te njejtit puntore admistrativ,te cilet nuk respektojne orarin e punes per shkak se partia e tyre po udheheq vendin, dmth drejtori eshte I ,,tyre”, kur jane ne zyre gjith diten bisedohet per politikat e medhaja shtetrore dhe jo per punen per te cilen paguhen, pavarsisht se nuk punojne asgje.

Teksti I kesaj komedie parodizon servilizmin e cdonjerit prej nesh ndaj te tjereve, vetem e vetem qe te jemi ne vendin ku neve na pelqen, duke filluar prej servilitetit te punetorit me te thjeshte ndaj drejtorit, drejtorit ndaj ministrit te tij, ministrit ndaj kryetarit te parties, dhe kryeyarit te parties ndaj te huajve.

Mesazhi I kesaj pjese eshte shum I qarte: gjithcka qe kemi prishur e kemi berre ne vete, gjithcka qe duhet bere e kemi ne duart tona, vetem duhet te ulemi dhe te vendosim se a duam te shofim interesin tone shum te ngushte afatshkurter, apo te ndertojme sisteme shteti ku te gjithe do te jemi mire per pak koh me te gjate.

Te gjith jemi pergjegjes dhe kemi obligim ndaj familjes, shoqerise dhe ndaj shtetit… /presheva.com/