SHPËRNDAJE

Sony

Sony spekulohet se do të lansojë një telefon me çmim të ulët në Kongresin Botëror të Telefonisë që do të mbahet në muajin mars.
Detajet e një pajisje misterioze janë shfaqur në faqen Geekbench dhe GFXBench, duke paralajmëruar se Sony shumë shpejt do të prezantojë telefonin e ri.

Edhe pse pritet të ketë një çmim të ulët, raportohet se pajisja do të ketë ekran 5.2-inç me rezolucion 720×1280, procesorin octa-core 64-bit Snapdragon 615, Adreno 405 GPU dhe 2 gigabajt RAM memorie, transmeton Koha.net.

Në listën e detajeve është paraqitur edhe kamera kryesore me 12-megapixel, ajo ballore me 5-megapixel dhe sistemin e ri operativ Android 5.0 Lollipop.

Telefoni pritet të jetë pasardhës i Xperia T3 ose Xperia C3, por spekulohet se do të jetë më i fuqishëm sesa dy pajisjet e mëparshme.

Sony nuk pritet që të lansojë Xperia Z4 deri në fund të këtij viti, por në muajin mars pritet të dalë me diçka të re në linjën e telefonave.