SHPËRNDAJE

InvaMula-01

Sopranoja e famshme shqiptare Inva Mula, e cila ndodhet në Beograd me rastin e vënies në skenë të operas “La bohème ” të Gicamo Puccini-t, u prit në një vizitë të posaçme nga kryeministri i Republikës së Serbisë Aleksandar Vucic. Takimi u zhvillua në një frymë të ngrohtë e miqësore. Kryeministri Vuçiç i uroi mirëseardhjen artistes shqiptare dhe u shpreh se arti dhe kultura janë një instrument i fuqishëm për të çuar përpara marrëdhëniet mes dy vendeve. Ai tha se krahas projektevetë përbashkëta në ekonomi dhe infrastrukturë, një peshë dhe rol të veçantë kanë arti dhe artistët e të dy vendeve.

InvaMula-02
Zonja Mula e falenderoi kryeministrin Vuçiç për pritjen e përzemërt dhe shprehu kënaqësinë e saj që ndodhet në Beograd dhe që do të interpretojë në skenën e Narodno Pozorishtes.
Në takim merrte pjesë edhe ambasadori Ilir Boçka.

InvaMula-03