SHPËRNDAJE
Ajo është sot një nga femrat më të adhuruara në mbarë botën. Megjithatë, jo gjithmonë gjërat kanë shkuar mirë për Victoria Beckhamin.
Gruaja e cila adhurohet në mbarë botën për mënyrën se si e mban veten, dikur kishte qenë objekt talljeje për fëmijët në shkollë. Kur ishte adoleshente, Victoria kishte pasur akne në fytyrë, gjersa nga turpi i kërkonte të atit që mos ta qonte në shkollë me veturën e tij Rolls Royce. 
Ajo i kërkonte babait të saj që ta linte pak më larg shkollës, dhe të vazhdonte rrugën e vetme për në shkollë. Victoria po ashtu ka treguar se kishte përjetuar bullizmin kur ishte adoleshente, ngase fëmijët e tjerë e kishin përqeshur gjithnjë atë. Victoria Beckham dhe bashkëshorti i saj.
“Fëmijët merrnin gjëra dhe më gjuanin. Dhe unë vetëm qëndroja aty, vetëm. Askush nuk ishte me mua. Nuk kisha shokë dhe shoqe”, ka thënë Beckham. Mirëpo, ajo ka treguar se nuk është dorëzuar asnjëherë, dhe mbase ambicia e fituar gjatë asaj kohe, i ka ndihmuar që të ketë një karrierë të bujshme siç e gëzon sot.