SHPËRNDAJE

Spanja po digjet nga zjarret ku një tjetër zjarr i fuqishëm ka prekur ishujt Kanarie. Zjarri i cili ra dy ditë më parë ka avancuar me shpejtësi duke djegur mbi 3 mijë hektarë tokë e cila ishte e mbjellur me prodhime bujqësore.

Raportohet se si pasojë e zjarrit janë evakuar rreth 9000 persona si dhe për shuarjen e flakëve janë angazhuar 700 zjarrfikës dhe 16 helikopterë e avionë. Zjarri i cili po ndihmohet nga i nxehti dhe erërat në disa zona shkon deri në 50 metra lartësi.

Ndërsa Presidenti i Ishujve Kanarie, Victor Torres, thekson se zjarri është i pakontrollueshëm.

Epiqendra e zjarrit mbetet parku natyror Tamadaba që shtrihet brenda një zone të mbrojtur nga UNESCO.