SHPËRNDAJE

Shteti i Spanjës ka kërkuar që të jetë i përfshirë në bisedimet e Brukselit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Spanjollët kanë shprehur dyshimet se në këtë proces të dialogut nuk është duke pasur transparencë për publikun.

“…Kemi përshtypjen se në arritjen e Marrëveshjes për Normalizimin e Marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës është duke u fshehur diçka”.

Më tej, ky medium shkruan se përfaqësuesit nga Spanja kanë shprehur interesim të madh që të përfshihen në fazën e fundit të dialogut ku edhe pritet të ketë një nënshkrim vendimtar dhe të detyrueshëm për dyja palët.

Ndryshe, takimi i radhës ndërmjet Prishtinës e Beogradit për vazhdimin e bisedimeve, sipas BE-së, mbetet në dorën e palëve.

“Bashkimi Evropian vepron si një lehtësues në bisedime. Është në dorën e palëve të bien dakord për përmbajtjen, shpejtësinë, hapat e ardhshëm, formatin dhe afatet kohore të bisedimeve. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me kryenegociatorët nga të dyja palët dhe do të vazhdojmë diskutimet tona në Bruksel sa më shpejt që të jetë e mundur”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Vlen të theksohet se ekipet teknike të dy shteteve ishte planifikuar që të takoheshin gjatë kësaj jave për të vazhduar bisedimet që pastaj do t’i hapnin rrugë një takimi ndërmjet dy presidentëve, Hashim Thaçi e Aleksandër Vuçiq.