SHPËRNDAJE

Shoferi i autobusit i cili para dy javëve u rrotullua në rrugën Shkup-Tetovë, ku humbën jetën 15 persona, ndërsa 37 u lënduan, ka marrë kërcënime për jetë, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë masa për mbrojtjen e tij si pjesë e procedurës”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovki. Ai pret që Prokuroria Publike për një kohë të shkurtër t’i tregojë shkaqet konkrete të fatkeqësisë për të cilën janë siguruar shumë materiale, ndërsa ekspertiza është afër përfundimit