SHPËRNDAJE

HTCOneM9

Pak ditë para lansimit të telefonit të ri të HTC-së, HTC One M9, janë publikuar të gjitha specifikat e tij.
Kjo të paktën sipas uebsitet të njohur gjerman, “MobileGeeks”, që duke u bazuar në burimet e veta, raporton se HTC One M9 do të ketë ekran 5 inç me 1080 pikselë.

Sipas kësaj faqeje, procesori i telefonit të ri të HTC-së do të jetë Qualcomm Snapdragon 8190 octa-core 2.0 GHz.

M9 do të ketë kamerë të prapme 20 MP me LED flash, dhe kamerë ballore 4MP UltraPixel. Kjo pajisje raportohet se ka 3GB RAM, 32GB hapësirë të brendshme me mundësi zgjerimi përmes mikro kartelave SD, transmeton Koha.net.

HTC One M9 vjen me sistemin e ri Android 5.0 Lollipop. Ai po ashtu përkrah rrjetin 4G. Pajisja që pritet të rivalizojë pajisjen e re të Samsungut, Galaxy S6 do të jetë i hollë 9.61 mm dhe do të peshojë 157.5 gramë.

Sipas “MobileGeeks”, HTC One M9 do të dalë në shitje në Evropë në muajin prill dhe do të kushtojë 749 euro.

Telefoni i ri i HTC-së do të lansohet më 1 mars në panairin MWC 2015 përkrah një telefonit tjetër One M9 Plus, që pritet të ketë ekranin 5.2 inç Quad HD.