SHPËRNDAJE

Një ndeshje spektakolare është zhvilluar në AT&T Center mes San Antonio Spurs dhe Oklahoma City Thunder. Ndeshja ka përfunduar vetëm pas vazhdimeve me fitore të San Antonios me shtatë pikë diferencë 154:147.

Më meritori për këtë fitore të Spurs padyshim se ishte alo qendra LaMarcus Aldridge që shënoi 56 pikë, nëntë kërcime e katër asistime. Për 33-vjeçarin ky ishte një rekord personal në karrierën e tij, pasi më parë nuk kishte arritur të shënonte kaq shumë pikë. Paraqitje të mirë për Spurs pati edhe Derrick White me 23 pikë e tetë kërcime, ndërsa Belinelli e përmbylli ndeshjen me 19 pikë.

Russell Westbrook pati një paraqitje brilante në këtë sfidë me 24 pikë, 24 asistime e 13 kërcime, por që nuk i ndihmuan skuadrës së tij të arrijë fitore. Me lojë të mirë tek Thunder u dallua edhe Paul George që shtoi 30 pikë. Fitorja ndaj Thunder, e ngrit San Antonion në pozitën e gjashtë në Konferencën e Perëndimit, ndërsa Oklahoma mbetet e katërta.