SHPËRNDAJE

E përditshmja sportive katalane “Sport”, dyshon se shorti që përcaktoi çiftet në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve ka qenë i manipuluar.
Barcelona kaloi më së keqi në shortin e fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve. Gjiganti katalan do të takohet me kampionin e Premierligës, Manchester City.
Por, më mirë kaluan dy skuadrat nga Madridi, Real dhe Atletico që do të luajnë kundër Schalkes, përkatësisht Leverkusenit.

CHL2014
Dhe, menjëherë ka ardhur reagimi nga e përditshmja sportive katalane “Sport”, e cila shpreh dyshime për manipulimin e shortit për faktin se nuk është hera e parë që Realit i buzëqesh fati në short, kurse Barcelona prapë ka pune me një kundërshtar i vështirë.
Fakte konkrete nuk ka, por “Sport” ankohet se shorti është duke favorizuar madrilenët, kurse po del të jetë i vështirë për Barcelonën. E natyrshme, nga një gazetë e afërt me gjigantin nga Camp Nou.