SHPËRNDAJE

Pasi që nuk arritën ta transferojnë futbollistin e Baselit të Zvicrës, Mouhamed Salah i cili shkoi te Chelsea, krerët e Livrpoolit janë duke menduar ta zëvendësojnë atë me Xherdan Shaqirin e Bayernit të Munichut.

Siç raporton ‘Sports Direct News’, klubi anglez pëlqen shumë mesfushorin kosovar dhe gjatë ditëve të ardhshme mund të bëjë ndonjë lëvizje konkrete për transferimin e tij në ‘Anfield’.

Kjo nuk është hera e parë që flitet se Liverpool interesohet për Shaqirin, pasi që zëra të tillë ka pasur edhe në afatin e kaluar kalimtar. Ndryshe, Shaqiri ndihet mjaft i lumtur te Bayerni.

Ai në ndeshjen e parë të bavarezëve në Bundesligë për vitin 2014, luajti nga minuta e parë kundër skuadrës së Granit Xhakës, Borussia Monchengladbach. Bayerni e fitoi këtë ndeshje 2:0.