SHPËRNDAJE

Sqarim
Në artikullin te botuar në gazetën “Express” të publikuar më datën 27 mars 2014 dhe te ribotuar në mediumin tuaj, besoj pa keqdashje, është apostrofuar deklarata ime e dhënë në një emision në TV News 24, në emisionin “Diplomaticus”, sipas së cilës, gjoja, kam deklaruar se “shkëputja e Luginës së Preshevës nga Serbia është mision i pamundur”, deklaroj se gjithë kjo është nxjerrë nga konteksti i përgjigjes në pyetjen e krahasimit mes Krimesë dhe Luginës së Preshevës.
Përgjigja ime ka qenë “Integrimi i shqiptarëve mund të realizohet nëpërmjet integrimit te Shqipërisë, Kosovës dhe i të gjithë rajonit në Bashkimin Evropian” në kuptimin se shqiptarët nuk munden që të drejtat e veta t’i bazojnë në politikat dhe strategjitë e Vlladimir Putinit dhe Rusisë së tij.
Në asnjë vend nuk kam deklaruar se “shkëputja e Luginës së Preshevës nga Serbia është mision i pamundur”, por se “është e pamundur” vendosja e balancit mes Krimesë dhe Luginë së Preshevës, meqë, as Kosova, as Shqipëria nuk kanë fuqinë gjeopolitike të Rusisë.

Shaip Kamberi,
deputet popullor në Kuvendin e Republikan