SHPËRNDAJE

Për shkak të prodhimit të paligjshëm, dhe shitjes të drogave, janë arrestuar 16 persona, ndërsa doganierët në vendkalimin kufitar të Preshevës kanë konfiskuar 77 kilogram marihuanë, 7 kilogram kokainë dhe heroinë.

Zëdhënësi i stacionit policor në Vranjë Dragan Stamenkoviq ka thënë se vendkalimi kufitar në Preshevë dhe fshati shqiptar Tërrnoci i madh në Bujanoc janë qendra kryesore distributive të narko tregut në Hungari, Zvicër, Austri dhe vendet tjera të evropës perëndimore.

Ai shton se më shumë se 70% e narkotikëve konstrabandohen nëpërmjet Preshevës dhe Tërrnocit të madh.

“Fshati shqiptar Tërnoci i madh është qendra më e madhe distributive në Ballkan” thotë Stamenkoviq.

“Në këtë vend të drogës, momentalisht ka rreth 2 tonë narkotikë” shton ai.

“Me decenie, Tërrnoci është shtet në shtet. Ligji dhe rendi këtu nuk vlejnë. Më shumë se 5000 shqiptarë merren me kontrabandë të drogës. Ndër ta, është e vështirë të përfshishë ndonjë agjent apo spiun. Në këtë fshat edhe ekzistojnë lajmërime që njoftojnë narko bosët për hyrjen e personave të panjohur në fshat, policë apo gazetarë” ka thënë për gazetën “Blic” një polic i pensionuar./presheva.com/